Sekretari i grupit të PD-së, Arbi Agalliu: “Projekt-buxheti i qeverisë nuk ka vendosur prioritete të qarta. Asnjë ndihmë për qytetarët dhe shtresat në nevojë”

Në një deklaratë për mediat, sekretari i grupit të PD-së, deputeti Arbi Agalliu, ka analizuar projekt-buxhetin e qeverisë për vitin 2024.

Sipas Agalliut, qeveria nuk ka vendosur prioritete të qarta.

Pavarësisht rritjes së çmimeve dhe inflacionit të shportës, nuk kemi asnjë mbulim dhe subvencionim nga ana e qeverisë.

Më poshtë deklarata e plotë e deputetit Agalliu:

“Ndodhemi gjatë muajve të cilëve po diskutohet buxheti apo projektbuxheti I vitit 2024. Një projektbuxhet të cilin qeveria deri më tani nuk ka vendosur prioritetet të qarta. Por sikurse është edhe diskutuar në komisionin e ekonomisë dhe financave, po kalon ai që quhet akti normativ. Fatkeqësisht vihet re se, pavarësisht rritjes së çmimeve, sidomos inflacionit të shportës ku pjesa madhore e qytetarëve shqiptarë konsumojnë, kemi një inflacion I cili jo vetëm nuk mbulohet nga qeveria në formën e subvencionimit apo mbështetjes së paketave sociale, por sikurse vihet re edhe në aktin normativ nuk ka qartësi apo nuk ka një shpërndarje për të mbështetur këto shtresa.

Ndaj, duhet përmendur se ky akt normative ka parashikuar vetëm 1.3% për ndihmë ekonomike dhe paaftësie, gjë që nuk mjafton absolutisht për këto familje në nevojë, por nga ana tjetër është pothuajse e papërfillshme në raport me atë çka ky akt normative shpërndan.

Nga ana tjetër kemi shpenzime operative të qeverisë 7.4 miliardë lekë. Pra, një rritje me rreth 17.4%, ndërkohë që nuk kemi të evidentuar qartë dhe saktë se cilat do të jenë projektet që do të marrin fond dhe cilat do të jenë projektet që do të investohet me këtë shumë të rialokuar tashmë. Po kështu, është për t’u përmendur fakti I një sasie parash prej 0.22 miliardë lekësh, që quhet tarifë e pakushtëzuar për bashkitë. Por fatkeqësisht nëse shikon numrin e bashkive që marrin këtë shumë, rreth 24 bashki, do të evidentojmë se shuma përkatëse për çdo bashki nëse do të shpërndahen në mënyrë të barabartë është vetëm 0.009 miliardë lekë. Ajo që do të ishte e udhës ishte fakti I orientimit të kësaj shume tek bashkitë e veçanta të cilat do të mbyllnin problematikat e evidentuara në qytetet e tyrem sesa një rishpërndarje me një shumë qesharake çka nuk do të ndihmonte asnjë nga bashkitë.

Problem tjetër mjaft shqetësues të cilin Partia Demokratike e ka evidentuar prej kohësh dhe evidenton gjatë të gjithë diskutimeve në seanca plenare por edhe në komisionet përkatëse, është dëmshpërblimi I ish të përndjekurve politik. Është një shumë qesharake prej 0.1 miliardë lekësh, fondi që rrit këtë shpërblim të kësaj kategorie. Nëse vijohet me këto rritme, do të duhen së paku 3 dekada për të shlyer apo ezauruar të gjithë faturën financiare të kësaj kategorie të përvuajtur, një kategori e cila ishte kategoria më e përndjekur në sistemin komunist, një kategori e cila edhe pas viteve 90-të, nuk gjeti mbështetjen e duhur, por vijon sot të mos marri vëmendje dhe një shifër qesharake prej 0.1 miliardë lekësh e akorduar nga qeveria.

Nga ana tjetër është hequr mbështetja buxhetore për sektorin e energjisë prej një shumë prej 12 ,iliardë lekësh dhe kjo është kaluar tek fondi I rindërtimit. Përveç faktit të abuyueshmërisë me këtë fond, përveç faktit që ka shumë e shumë familje të cilat nuk kanë përfituar ende nga fondi I rindërtimit, vijojnë të jetojnë në banesa të mara nga ata me qira, vijojnë të jetojnë tek njerëzit e tyre dhe ende nuk janë akomoduar nga qeveria në banesat e rejam vazhdon përsëri buxheti I shtetit t’I japi para skemës së rindërtimit dhe aktualisht shkon një rritje prej 12 miliardë lekësh, ose 240%. Kështu që në këtë kontekst do të duhej të sqaroheshin pse nuk kemi një përfundim të këtij procesi të rindërtimit, ku kanë shkuar paratë ku qeveria shqiptare ka lëvruar gjatë gjithë këtyre viteve pas tërmetit. Kemi po ashtu grante apo kredi të buta të dhëna nga partnerët tanë gjatë këtyre viteve. Por ajo që shikojmë është se vijohet ende të merret para për këtë sektor, ku pikpyetjet se si përdoren këto para janë shumë të mëdha.

Ndaj, Partia Demokratike e rithekson edhe një herë nevojën e transparencës në këtë sektor dhe në këtë proces. Po rendis shkurtimisht se cilat janë ato sektor të cilët kanë pësuar ulje të financimeve vjetore.

✓ Zhvillimi Rural: -482 mln leke (-9.8 %).

✓ Furnizimi me Uje dhe Kanalizime: -809 milione leke (-5.5 %).

✓ Strehimi: -900 milione leke (-67 %).

✓ Arsimi Baze: – 130 milione leke (-9 %).

✓ Arsimi i Mesem: – 100 milione leke (-8.6 %).

✓ Arsimi Universitar: – 392 milione leke (-33.2 %).

✓ Fonde per Shkencen: – 248 milione leke (-45.1 %).

✓ Zhvillimi i Sportit dhe Rinise: – 20 milione leke (-11.8 %).

✓ Kujdesi Paresor: – 80 milione leke (-15.7 %).

✓ Kujdesi Dytesor: – 310 milione leke (12.1 %).

✓ Shendeti Publik: – 60 milione leke (-40 %).

✓ Perkujdesi Social: -260 milione leke (-69 %).

✓ Emergjencat Civile: -200 milione leke (-6.1 %).

Në një kohë ku jetojmë në situate emergjente sikurse janë zjarret apo përmbytjet të cilat vijnë si pasojë e ndryshimeve klimaterike, shohim që kemi rreth 200 milionë lekë më pak. Ndaj do të duhet të evidentohet ky fakt. Për më tepër duke hequr dorë nga këto para, apo duke ulur fondet nga këto sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, vihet re fatkeqësisht rritja me 200 milione lekë për investimet në programin e shërbimeve qeveritare.

Do të thotë që qeveria nuk ka sot në funksionin e saj apo në fokusin e saj sektor të ekonomisë për të bërë një rishpërndarje e cila gjeneron rritje ekonomike apo bën të mundur të përballojnë situatën dhe jetesën e tyre familjet në nevojë. Ndaj është momenti të ripërmendim fortë, gjë që do të vijojë edhe në seancat apo në komisionet përkatëse gjatë diskutimit të këtij projektbuxheti që pritet të vij në komisionin e ekonomisë. Ajo që Partia Demokratike sot ringre shqetësim është pikërisht dhe njëherë, rialokimi  I duhur I fondeve dhe marrja e fondeve në mënyrën e duhur që Shqipëria të rifutet në një prodhim, që Shqipëria të ringjalli shpresën, që ekonomia të kalojë këtë cikël. Por fatkeqësisht kjo nuk ndodh, sepse paratë sikurse shihet shkojnë më së shumti në sektor të cilët ose janë klient të afërt të qeverisë siç është sektori I rindërtimit, ose për shpenzime luksi dhe shpenzime të tjera të programit të shërbimeve qeveritare.”

Artikulli paraprakBerisha ngatërron Kuvendin me sheshin: Do vijojmë protestën, deputetët socialistë ta respektojnë
Artikulli tjetërAksidenti i rëndë në Gjermani, e konfirmon policia: Tre prej viktimave janë shqiptarë