Pas deklaratës së ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa, i cili ka thënë se Manja doli pa u skuqur si burracak për të justifikuar vendimin që synon të annistojë të korruptuarit e Partisë Socialiste.
“PD nuk do bëhet kurrë pjesë e këtij pazari të ndyrë dhe kërkon tërheqjen e këtyre ndryshimeve.” – u shpreh Sefa.
Postimi i plotë:
Sot ministri i drejtësisë doli pa u skuqur dhe pa u zverdhur si burracak për të justifikuar vendimin që synon të annistojë të korruptuarit e tyre. Me një akt tinzar ne ditën e fundit të diskutimit ndryshuan projektligjin për amnistinë duke i çuar dhe një mesazh kriminal SPAK dhe Gjykatës, se ata mund të denojnë të korruptuarit, por Edi Rama do ti falë ata. Kjo është kriminale.
Sot ministri anti-SPAK duhet tu tregonte shqiptarëve:
Kush ka kërkuar shfuqizimin e germës c) pika 2 te neni 5?
Kush e ka kërkuar ndryshimin e pikës 3 të nenit 6 ?
Për cilët persona janë kërkuar këto ndryshime?
Pse u ndryshua dje me fshehtësi dhe nuk u diskutua më herët?
Me amendamentet anti-SPAK synohet që çdo i korruptuar, çdo hajdut tenderash publikë, çdo hajdut pronash, çdo zullumqar i kësaj qeverie i dënuar me vendimim të formës së prerë, të përfitojnë ulje denimi 1 vit meshkujt dhe 1.5 vite femrat.
Me këtë amendament mundësohet që funksionarët publikë të përfitojnë nga ndjekja penale dhe nga hetimet ndaj tyre.
Kjo natyrisht është në vazhdën e përpjekjeve të Edi Rames për të kontrolluar, për ti bërë presion dhe për të demotivuar drejtësinë. PD nuk do bëhet kurrë pjesë e këtij pazari të ndyrë dhe kërkon tërheqjen e këtyre ndryshimeve, përfshirjen në amnisti të të të gjithe atyre qe protestuan kundër kesaj qeverie, për të mbrojtur shtëpitë dhe pronat e tyre.