Sekretari për teknologjinë në PD, Hasa: Ja e vërteta e akuzave të deputetit Bardhi

Ish deputeti dhe Sekretari për Organizimin Dixhital të Partisë Demokratike, Endri Hasa, ka reaguar pas një lajmi të qarkulluar në medie ditën e sotme, sipas të cilit Gazmend Bardhi është hequr nga grupet e Whatsapp-it të PD. Hasa shkruan se Bardhi si autor i këtyre lajmeve të rema, vazhdon që të sulmojë për interesa ngushtësisht personale Partinë Demokratike. Më tej ai sqaron se Bardhi thjesht nuk është më administrator i Whatsapp-it të grupit parlamentarë të PD për arsyen e thjeshtë se ai tashmë nuk ka më asnjë fuksion, as në grup dhe as në PD.

Reagimi i plotë

Sot nëpër media ka qarkulluar një lajm i rremë i prodhuar nga deputeti Gazment Bardhi. Tashmë është e njohur nga të gjithë përpjekja e tij, që për interesa personale sulmon PD-në, institucionet dhe drejtuesit e saj.

Z. Bardhi nuk është hequr nga asnjë grup whatsapp-i të administruar nga Partia Demokratike.

Ai thjesht nuk është më administrator i grupit të whatsap-it, pasi tashmë ai nuk ka asnjë funksion, as në grupin parlamentar, as në PD.

Drejtimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në zbatim të statutit, i është deleguar znj. Flutura Açka, e cila koordinon prej ditës së enjte veprimtarinë e grupit.

Këto janë përpjekje qesharake të një njeriu që për interesat e tij personale kërkon të hedhë baltë dhe të dëmtojnë PD-në.

Koha kur PD-ja merrej zvarrë për interesa personale ka marrë fund, tani secili duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta dhe për rrugën që ka zgjedhur.

Asnjë flirt, i disa individëve me Berishën apo me Ramën, nuk do të arrijë më, të dëmtojë interesat e PD-së, demokratëve dhe shqiptarëve që presin një alternativë të re, luftën kundër korrupsionit dhe një partneritet të ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe BE-në.

Artikulli paraprakMateo Spaho: Paraja e pisët po rrit çmimin e qirave për studentët në Tiranë
Artikulli tjetërNënkryetari i PD kritika “Rithemelimit”: Zoti u’a drejtoftë mendjen, të votosh kundër projekteve të qeverisë gjermane…