Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar një tjetër rast të drejtuesve të lartë të administratës shtetërore që bëjnë fushatë për Partinë Socialiste. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë organizon punonjësit e administratës për pjesëmarrje në fushatën e PS.
“Sekretarja e Përgjithshme e mafies së shëndetësisë, ndrikull Mazniku në fushatë për partinë kanabiste! Punonjësi dixhital denoncon ndrikull Maznikun, sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë për organizim të pjesëmarrjes në fushatë të punonjësve të shëndetësisë, mashtrim në ushtrim të detyrës! I bëj thirrje ministrit të Shëndetësisë të largojë menjëherë nga detyra ndrikullën në fjalë dhe të nisë për ndjekje penale për shkelje të kodit elektoral dhe abuzim në detyrë!”, shkruan Berisha duke publikuar mesazhin e zyrtarit.
“Përshëndetje z. Berisha, unë jam një punonjës i Ministrisë së Shëndetësisë që brenda mundësive dua të ngelem anonim sepse rrezikohem direkt. Ju bëj me dije se shumë punonjës marrin pjesë në fushatë për Partinë Socialiste dhe sekretarja e Përgjithshme nuk merr asnjë masë, por u jep tollona sikur marrin pjesë në shërbime pune, quhet Kledia Ngjela apo Mazniku nga bashkëshorti e këtij matrapazit Mazniku, pasi ka punuar me ministrin e Mirëqenies Sociale e prunë këtu së bashku me Olgerta Manastraliun, turp i vërtetë”, shkruan zytari.