Sektori i shërbimeve është i vetmi sektor i ekonomisë në të cilin ka bilanc pozitiv sa i përket shkëmbimeve tregtare. Kështu u tha në prezantimin e projektit të financuar nga BE “Asistencë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit– Direktivës së Shërbimeve të BE”, i cili si qëllim ka arritjen e përparimit në tregun e brendshëm në shërbime të integruara e që do të ndihmojë realizimin e potencialit të konsiderueshëm sa i përket rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës në sektorin e shërbimeve në Europë. Christof Stock, shef i zyrës së BE-së në Kosovë tha se BE-ja do ta mbështesë Kosovën që me sukses t’i zbatojë të gjitha dispozitat e MSA-së. Ndërsa tha se sektori i ndërtimit në Kosovë është një prej sektorëve kryesorë dhe ofrimi i shërbimeve, sa më të mira në këtë sektor do të jetë një kontribut në përfitimet reciproke për Kosovën dhe BE-në. Ndërsa tha se reformat do të jenë të rëndësishme jo vetëm për shkak të MSA-së, por dhe do ta mbështesin sektorin e shërbimeve në Kosovë, sepse ka rregulla të qarta, transparente dhe kjo është e rëndësishme për definimin e shërbimeve, që jepen si dhe kushteve për ata që i ofrojnë këto shërbime dhe në mbrojtjen e konsumatorit. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami tha se sektori i shërbimeve është i vetmi sektor me një bilanc tregtar pozitiv. Ndërsa kërkoi mbështetjen e BE-së për liberalizimin e vizave, pasi pengesa në lëvizjen e lirë sipas saj po pengon dhe shkëmbimet tregtare. Ndërsa zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi tha se ky është një projekt i rëndësishëm në fushën e shërbimeve.
Kryesore
Continue to the categoryBudallenjë, Servilë dhe Epshndjellëse
Nga Namir Lapardhaja
Dy prej kategorive kryesore që i vjen më për shtat çdo pushteti për të përdorur, janë budallenjtë dhe servilët.
Të parët nuk e...