Sekuestrimi i pasurive, PD: Policia me dy standarte, pse nuk vepron “Forca e Ligjit” për mikun e Taulant Ballës?

Partia Demokratike i bën thirrje policisë dhe prokurorisë që të mos veprojnë me dy standarde, duke sekuestruar paratë dhe pasuritë e personave të vdekur, por të heojnë dhe sekuestrojnë edhe paratë e miqve të taulant Ballës dhe të ministrave.
PD pyet policinë e shtetit se kur do të veprojnë njësoj edhe me pasurinë e Edmond Begos.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Kur të gjithë presin që Policia dhe Prokuroria të zbatojnë “Forcën e Ligjit” për sekuestrimin e pasurive të Edmond Begos, trafikantit të drogës të shndërruar në biznesmen me lidhje politike, policia tallet me pritshmëritë e shqiptarëve, duke njoftuar se “Forca e Ligjit” ka rënë mbi pasuritë e një të vdekuri.
Policia njofton si sukses sekuestrimin e 1 milionë eurove të një shtetasi shqiptar që nuk jeton më dhe që dyshohet për pjesëmarrje në trafikun e drogës në Greqi, por Policia hesht dhe “Forca e Ligjit” nuk vepron për mikun e familjes së Taulant Ballës, i dënuar me 21 vjet burg në Itali për trafik droge.
Duke kërkuar që “Forca e ligjit të mos bjerë vetëm mbi pasuritë e atyre që nuk jetojnë më, por edhe mbi pasuritë e krimit të lidhur me pushtetin, Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të sqarojë opinionin publik.
Kur do të zbatohet i njëjti standard i “Forcës së Ligjit” ndaj vëllait te Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, aktualisht në burg për trafik droge?
Kur do të zbatohet i njëjti standard i “Forcës së Ligjit” ndaj mikut të familjes së Taulant Ballës, trafikantit të dënuar me 21 vjet burg për trafik droge Edmond Bego?
Pse trafikantët e lidhur me pushtetin, si Agron Xhafaj dhe Edmond Bego kanë imunitet dhe “Forca e Ligjit” është e pafuqishme ndaj tyre?
Heshtja e Policisë së Shtetit, e Fatmir Xhafës dhe Taulant Balles provon se me Edi Ramën kryeministër krimi ka imunitet dhe mbrohet nga qeveria.

Exit mobile version