Sekuestrohen mbi 2.5 milionë euro në tragetin e ardhur nga Bari

Strukturat doganore kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme valute të padeklaruar. 

Në bazë të analizës së riskut, në një automjet i ardhur me tragetin e Barit në Durrës, janë zbuluar një sasi e konsiderueshme valute (euro), informon zyra e shtypit pranë Doganës.

Ka raportime se shuma e sekuestruar është mbi 2 milion euro.

Sipas Abc News, bëhet fjalë për rreth 2.6 milion euro të fshehura në 5 qese plastmasi të cilat ishin futur poshtë lëndës për produktet fasone.

Kamioni është ndaluar gjatë një kontrolli rutinë, dhe pasi është vënë në skaner ka rezultuar se kishte para të fshehura.

Numërimi i parave po vijon në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ndërkohë është arrestuar një 51-vjeçar, shofer i kamionit.

Artikulli paraprakTuri dhe idiotët/ Fuga: Kemi arritur fazën e fundit të budallallikut!
Artikulli tjetërRritet sërish bilanci i viktimave nga Covid-19 në Itali