Sekuestrohen në Greqi 700 kg kokainë në kontejnerin e bananeve, do futej në Shqipëri

Kapet një tjetër sasi e madhe kokaine në portin e Pireut. Mediat greke flasin për më shumë se 700 kg kokainë të sekuestruar në një ngarkesë me banane. Sasia e drogës ishte fshehur poshtë bananeve në kontejner. Dyshohet se droga kishte si destinacion Shqipërinë.

Në vijim pritet një konferencë nga policia greke, e cila do të zbardhë më shumë detaje rreth këtij operacioni.

 

Exit mobile version