Sekuestrohet filiali i ARMO në Vlorë, punëtorët prej 15 muajsh pa rroga

Filiali i kompanisë Armo në Vlorë është vendosur nën sekuestro nga përmbaruesit privatë për shkak të borxheve që ka ndaj shtetit shqiptar. Pas largimit të firmës azerbajxhanase punëtorët kanë 15 muaj pa u paguar. Ata nuk kanë pranuar të dalin nga objekti deri në shlyerjen e detyrimeve që firma ka ndaj tyre.
“Kryeministri shqiptar nuk do t’ia dijë për shqiptarët. Kemi 14 muaj pa marrë rrogat dhe ai e mimistrat e tij nuk duan t’ia dinë për ne”, u shpreh i irrituar një punonjës.
Përmbarimi sekuestron filialin e Armos në Vlorë për shkak të borxheve që kompania ka ndaj shtetit shqiptar. Firma azerbajxhanase është larguar prej kohësh nga Shqipëria. Ndërkohë gjatë sekuestrimit të kryer nga përmbarimi privat, punonjësit e kompanisë refuzuan daljen nga objekti, pasi nuk kanë marrë pagat për 15 muaj. Për këtë arsye janë në një proces gjyqësor me kompaninë ARMO për të marrë pagesat e tyre.
Punonjësit e përmbarimit kanë konfirmuar se për sekuestrimin ka një vendim gjyqësor. Kurse punëtorët kanë ngritur pretendimin se përmbarimi nuk dispononte një listë të objekteve që do të sekuestrojë. Gjithashtu punëtorët kanë kërkuar që kjo çështje të mbetet pezull deri në përfundimin e procesit gjyqësor, që ata kanë hapur për përfitimin e pagave.

Exit mobile version