Sekuestrohet gjysëm ton drogë në Tiranë

Një sasi e madhe droge është sekuestruar dje në Tiranë. Aksioni është bërë në zonën e ish-Fushës së Aviacionit. Gjatë këtij aksioni të zhvilluar nga efektivët e Komisariatit Nr. 2, janë sekuestruar 468.2 kanabis sativa. Të arrestuarit Arif Plasa, 55 vjeç, banues në Tiranë dhe Besnik Berisha, 48 vjeç, banues në Tiranë.
Nga  kontrolli i kryer në banesën e Besnik Berishës, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 468.2 kg lëndë e dyshuar si kanabis sativa. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Vënia në dispozicion të ambjenteve për mbajtje dhe konsumim të lëndëve narkotike”.
Ndërkohë policia ka arrestuar dy persona për 768 kilogramët e kanabisit të gjetur të fshehura në një tunel në fshatin Piskovë, në Përmet. Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasve Gentjan Hysenji, 36 vjeç, dhe Donald Nikollari, 32 vjeç; të dy banues në fshatin Piskovë. Menjëherë u sekuestrua lënda narkotike në cilësinë e provës, ku pas peshimit rezultoi se pesha totale është 768 kilogramë. Shtetasit Hysenji dhe Nikollari, dyshohet se janë poseduesit e lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakGrabitet kasaforta e zyrës së Gjendjes Civile në Mat
Artikulli tjetërKLSH: 169 milionë euro abuzime nga administrata shtetërore në janar-prill 2017