Kastriot ISLAMI
Rama kontrollon mazhorancën, parlamentin, opozitën parlamentare, që askush si tjetër në botë e ka kthyer në fasadë me para e kërcënime. Prapë kërkon pushtet, pavarësisht se ka dështuar nga mbingarkesa e pushtetit!
Rama në 2017-ën kërkoi i vetëm, edhe tepsinë, edhe timonin e pushtetit, sepse Meta nuk e linte t’ia jepte pushtetin socialistëve, por prej 4 vjetësh grabit pasurinë kombëtare dhe fondet publike vetëm për kupolën rilindase. E pati për 8 vjet lodrën e “tepsisë” dhe timonin e pushtetit dhe dështoi… e tani kërkon një mandat të tretë…
Rama në 2013-ën i mashtroi qytetarët me tezën “fajin e ka Saliu” dhe kërcënoi shqiptarët duke iu thënë se “s’keni parë gjë akoma” dhe i përdori 87 mandatet vetëm për të vjedhur dhe kanabizuar vendin… Por në fund të mandatit, pasi dështoi, deklaroi: nuk më la Meta të qeverisja, dua edhe një mandat të qeveris vetëm!
Rama, gjatë 8 vjetëve, ka kapur për fyti shtetin duke uzurpuar të gjithë institucionet kushtetuese dhe prapë është një “derr i pakënaqur” me vetveten dhe me të gjithë… duke i qurravitur se jo të gjithë i binden! Tani kërkon prapë pushtet. Nuk kuptohet se për çfarë e do përsëri pushtetin? Mashtruesit pranë tij deklarojnë se këtë radhë, Rama e kërkon pushtetin për qytetarët???!!! Nuk kuptohet mirë nga kjo deklaratë se për kë ka punuar gjatë 8 vjetëve?
Rama ka vënë prej 8 vjetësh nën kontroll biznesin, medien, shoqërinë civile dhe së fundmi edhe gjyqësorin, e prapë ankohet se nuk e lejojnë të qeverisë sic mendon ai… Kush? Edhe kjo është e paqartë! Ai kërkon këtë radhë vetëm 51% pushtet, sigurisht vetëm, pavarësisht se i ka të gjithë pushtetet nën kontroll??!!
Rama, prej më shumë se 11 vjetësh bllokon dhe pengon integrimin e Shqipërisë në BE, një dëshirë masive shqiptare e shprehur me zë të lartë që në 1991… Madje për shkakun e tij, Shqipëria ka rrëshqitur në renditje pas Serbisë dhe Malit të Zi, ndërkohë që para vitit 2008 ishte para tyre… E prapë nuk i del inati… Vazhdon të konfrontohet me BE për pushtetin e tij personal, për mandatin e tij të tretë… duke refuzuar të respektojë mesazhin e tyre për zgjedhje të lira e të ndershme.
Rama, gjatë këtyre 8 vjetëve, i ka degjeneruar zgjedhjet, me vendosjen e deputetëve me rekorde kriminale, me blerjen e votave, me kërcënimin e votuesve. Ka uzurpuar përmes zgjedhjesh moniste 100 përqind të pushtetit vendor. Por përsëri është i pangopur dhe kërkon një mandat të tretë… Duket e çuditshme??!!
Rama kontrollon pjesën më të madhe të medias, madje është i vetmi në botën demokratike që zotëron televizionin privat ERTV me emrin e tij??!! Dhe çuditërisht përsëri ankohet për median kazan apo fake-median???!!! Sepse bezdiset që nuk e ka 100% nën kontroll! E do ta ketë të gjithë lodrën për vete, madje vetëm për vete!
Përmbledhtas. Ka pasur dhe ka shumë pushtet, pothuajse të gjithë pushtetet. Tani kërkon 51% pushtet për të qëndruar edhe një mandat në pushtet? Kjo i duket e cucditshme të gjithëve! Kurse vetëm ai habitet si nuk e kuptojnë shqiptarët dhe partnerët përse ky kërkon 51% pushtet për të qëndruar dhe ushtruar pushtet! Sëmundje e rëndë që e ka rrënuar!
Dhe a e dini përse? Se nuk di të bëjë asgjë tjetër… veçse të ketë pushtet autoritar e deri policor për të ushtruar dhunë, vjedhur gjithçka publike dhe rritur pasurinë e tij të paligjshme! Kërkon pushtet nga paaftësia për të jetuar pa pushtet!
Të gjithë e mëshirojnë: I shkreti, nuk jeton dot pa pushtet. Tentoi të uzurponte të gjithë pushtetet dhe u fundos nga pesha e rëndë e pushteteve. Për t’u lehtësuar pak, tani kërkon pushtet, por më pak! Po jo edhe aq pak, vetëm 51%! Një mandat të tretë për të qeverisur i vetëm! Jo aq të madh sa mandati i II! Por, jo edhe aq të vogël sa mandati i II!
Haaaaaaaaaaaa! Çudi sa pak kërkon! Për më tepër që këtë radhë e kërkon jo për vete, por për të punuar për qytetarët!