Sëmundjen e rrezikshme të mushkërive e zbulojnë ndryshimet në gishta, kolla…

Gjysma e të sëmurëve në fillim marrin diagnozë të gabueshme, sepse sëmundja shpesh ngatërrohet me sëmundjet pulmonare obstruktive kronike, astmën apo sëmundjen e zemrës.
Shkaktari i sëmundjes nuk është i njohur, ndërsa diç më e shpeshtë është tek meshkujt.
Fibroza idiopatike e mushkërive është më vdekjeprurëse se shumica e sëmundjeve të rrezikshme, midis të cilave janë kanceri i gjirit, kanceri i prostatës dhe disa forma të leukemisë dhe të limfomave, transmeton Telegrafi.
Sëmundja shkaktohet nga pirja e shumë cigareve, ekspozimi profesional ndaj pluhurit të metaleve dhe të drurit, nga infeksionet virusale dhe ngasëmundja refleksit gastroezofagel, faktorët gjenetikë.
Kolla, mungesa e frymëmarrjes dhe humbja e peshës trupore
Zakonisht shenja të ndryshme përfshijnë kollën, e cila nuk pushon madje as me barna dhe mungesën e frymëmarrjes me rastin e aktiviteteve të përditshme.
Shpesh shfaqen shtrëngime në koshin e kraharorit, por kjo mund të përcillet edhe me humbjen e peshës dhe me lodhje të përgjithshme, përkatësisht me rënie fizike.

Frymëmarrje e shkurtër dhe “rrodhëza” në mushkëri
Gjatë sëmundjes shfaqen edhe pëlcitje në pjesët bazale të mushkërive, të cilat ngjasojnë me tingullin të cilin e prodhon ndarja e shiritave të “rrodhëzave”, ndërkaq në fazën e mëvonshme edhe shkurtimi i frymëmarrjes me kollë apo kolla në qetësi, gjë që pengon aktivitetet e përditshme.
Shfaqet edhe ndryshimi i formave të thonjve dhe buzë dhe gishta të mavijosur
Ndjenja e mungesës së ajrit në fillim shfaqet gjatë mundimeve (ngjitja e shkallëve), por avancimi i sëmundjes shfaqet edhe te aktivitetet e përditshme (veshja, bërja dush, por edhe gjatë ngrënies së ushqimit).
Mushkëritë bëhen të ngurta dhe vështirë zgjerohen me rastin e frymëmarrjes
Trashja e hapësirës përreth alveolës dhe krijimi i plagëve shkaktojnë zvogëlim të sasisë së oksigjenit i cili kalon nga fshikëzat ajrore në vena të gjakut.
Kështu me rastin e çdo frymëmarrjeje, në organizëm kalon më pak oksigjen se sa tek personat e shëndetshëm, dhe me avancimin e sëmundjes, dallimet janë gjithnjë e më të theksuara.
Të sëmurët nuk mund të fryjnë as balona nga flluska sapuni
Sesa kjo është e mundimshme mund të tregohet në mënyrë plastike me fryrjen e flluskave të sapunit. Kur jeni të shëndetshëm, fryrja e flluskave të sapunit zgjat më pak se një sekondë, ndërsa te të sëmurët nga fibroza idiopatike e mushkërive, aktiviteti i këtillë paraqet sfidë të madhe.

Exit mobile version