Senati italian debat të fortë për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë

Ndryshimet e arkitekturës italiane në Tiranë janë bërë objekt debatesh në parlamentin fqinj. Senatori Enrico Aimi kërkon ndërhyrjen e qeverisë italiane pasi sipas tij disa ndërtesa historike të viteve 1930 të projektuara nga arkitektët italianë rrezikojnë të shkatërrohen. Aimi është ndalur gjatë edhe tek prishja e Teatrit Kombëtar.

Aimi: Në 1938, arkitekti italian Giulio Bertè projektoi ndërtesën e teatrit kombëtar të Shqipërisë dhe ishte një nga ndërhyrjet e para arkitektonike të Italianëve në atë vend. Në korrik 2018, Presidenti i Republikës dhe delegacioni i BE-së bënë disa komente mbi ligji në drejtim të respektimit të konkurrencës dhe parimeve të prokurimit publik, por jo në lidhje me vlerën historike dhe arkitektonike të monumentit.

Në 2007 gjithashtu qeveria e atëhershme e kryesuar nga Partia Demokratike e Sali Berishës kishte vendosur të mos përfshinte teatrin kombëtar midis ndërtesave që duhen ruajtur sepse nuk është gjykuar sa duhet me vlera historike, duke hapur kështu rrugën për prishjen e tij.

Pas transferimit të pronësisë së teatrit te bashkia e Tiranës, kryetari i bashkisë Erion Veliaj në 17 maj 2020 urdhëroi prishjen në bazë të një sërë aktesh juridike-administrative. Për qeveritë e udhëhequra nga e majta dhe e djathta teatri nuk kishte qenë kurrë objekt i rinovimeve. Kushtet e neglizhimit kanë bërë të mundur, sipas autoriteteve shqiptare që restaurimi të ishte shumë i shtrenjtë dhe kompleks për t’u kryer.

Senatori I ka shtruar disa pyetje qeverisë italiane mbi veprimet që duhet të ndërmarrë.

Aimi: Si synoni të veproni duke respektuar plotësisht sovranitetin shqiptar, por duke e mbajtur në mendje se paratë publike italiane u shpenzuan.Si mund të ndërhyjmë për të ruajtur kujtesën dhe bukurinë arkkitektonike italiane në Tiranë?

Ndërkohë senatorit I është përgjigjur Benedetto Della Vedova, Nënsekretar për Punë të Jashtme. Sipas tij nuk I takon Italisë zyrtare të ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë.

Vedova: Në vitet e fundit, disa ndërtesa historike janë shkatërruar, jo vetëm ato që janë ndërtuar nga italianët, por disa prej tyre I përkasin edhe epokës Osmane, duke pasqyruar një proces modernizimi arkitektoniko-urban që nuk ka një konotacion anti-italian.

Me kalimin e kohës, Qeveria jonë ka theksuar se nuk i takon Italisë të shprehet drejtpërdrejt se si të ndërhyjë.Ndryshimet arkitektonike në Tiranë nuk janë kundër Italisë.

Në seancë u diskutua edhe për ndryshimet e e arkitekturës italiane në shtetet e tjera.

Artikulli paraprakKarteli shqiptaro-kolumbian i drogës, Habilajt i del emri në përgjime: 10% të fitimeve në Shqipëri i merr shteti!
Artikulli tjetërPastrimi i parave/ Euro rritjen më të lartë në bursat ndërkombëtare, në Shqipëri bie pikiatë