Senjol Gynesh e do me çdo kusht Rei Manajn, zbulohet ekipi ku pritet të firmosë sulmuesi në janar

Rei Manaj po bëhet gati të ndërrojë skuadër, duke i dhënë lamtumirën Sivasporit pas një viti e gjysmë me këtë klub. Futbollisti kishte bërë të qartë se do të largohej gjithsesi në fund të sezonit kur i mbaron kontrata dhe në klub tashmë duan të përfitojnë nga një shitje  e mundshme e tij.

 

Kështu dyert për Manajn janë të hapura me një ofertë bindëse dhe mediat turke kanë bërë të ditur se një nga klubet e mëdha të Turqisë, Trabzonspori, pritet të plotësojë kërkesat ekonomike për palët e përfshira. Senjol Gynesh, trajneri i njohur turk i cili drejton aktualisht Trabzonsporin, raportohet se ka kërkuar me çdo kusht Manajn, pasi e pëlqen mes të gjithë sulmuesve të tjerë në kampionatin turk.

Skuadra aktualisht nuk po bën mirë dhe ndodhet larg zonës së Europës, ndaj po kërkohen përforcime të rëndësishme për ringritjen e saj në pjesën ë dytë të edicionit, me Manajn që shihet si nja nga emrat që do ta ndihmojë për të bërë kthesën.

Vetë lojtari kishte deklaruar pak javë më parë se shihte veten gati për të dhënë kontributin në një nga katër klubet kryesore turke: Gallatasaraj, Fenerbahçe, Beshiktash dhe Trabzonspor. “Jam i bindur se mund të bëj diferencën edhe atje”, ishin fjalët e tij.

Artikulli paraprak“Oj nënëzo, çfarë kam bërë”- Historia rrëqethëse e vrasjes së 24-vjeçarit çam nga regjimi komunist, ç’ndodhi në 1954 në “Bishtin e Krastës”!
Artikulli tjetërFondet për bujqësinë shkurtohen me 5%! Fermerët shqiptarë me mbështetjen më të pakët në rajon, ulja e financimeve në një kohë kur fshati është zbrazur dhe sektori ka trend rënës