Serbia anon nga Rusia, marrëveshje me Moskën për të vazhduar bashkëpunimin e naftës edhe pas sanksioneve të SHBA

Rusia dhe Serbia kanë rënë dakord të vazhdojnë punën e përbashkët për të parandaluar dëmtimin e interesave të përbashkëta, që kanë në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), pas sanksioneve që Shtetet e Bashkuara i vunë kompanisë serbe, më 10 janar të këtij viti.

Industria e Naftës së Serbisë është në pronësi të kompanisë ruse Gazprom Neft, dhe SHBA e sanksionoi, me qëllim që të parandalonte Rusinë të shfrytëzonte të ardhurat nga energjia për të financuar luftën në Ukrainë.

“Forca të caktuara në Perëndim nuk e duan bashkëpunimin tonë dhe po tentojnë të pengojnë atë”, u shpreh Lavrov në konferencë të përbashkët me Gjuriç, i cili po zhvillon një vizitë dyditore në Moskë.

Kompanitë ruse, Gazprom Neft dhe Gazprom, zotërojnë 56.15% të aksioneve të Industrisë së Naftës Serbe, ndërsa Serbia zotëron pothuajse një të tretën e aksioneve. Pas takimit me ministrin Lavrov, Gjuriç tha se Serbia është në rrugën evropiane, mirëpo do t’i ruajë marrëdhëniet me Rusinë.

“Ne shpresojmë që marrëdhëniet tradicionale miqësore do të arrijnë potencialin e plotë në periudhën pasuese, dhe ne do të punojmë intensivisht me parterët rusë që të arrijmë këtë qëllim”, theksoi diplomati serb.

Serbia, bashkë me Bjellorusinë, janë shtetet e vetme evropiane që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë.

Artikulli paraprakGranit Xhaka i zhënjyer: Leverkuseni meritonte fitoren kundër Bajernit
Artikulli tjetër“Rikualifikimi urban” i Vlorës betonizoi zbulime të çmuara arkeologjike