“Serbia do të ishte lidere e rajonit nëse njohim Kosovën”, Daçiç: Nëse e bëjmë, populli do të na mallkojë!

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç në një intervistë për një media në Serbi ka folur rreth çështjes së Kosovës dhe mundësisë për njohjen e saj.

Daçiç u shpreh se SHBA dëshiron që Serbia të jetë partneri i saj kryesor në rajon, por për këtë kërkon njohjen e Kosovës.

Sipas tij Uashingtoni i ka kërkuar Beogradit të harrojë të kaluarën dhe të pranojë kushtet e ofruara.

Ai u shpreh se nëse Vuçiç do të jepte konfirmimin për njohjen e Kosovës dhe lejimin e saj në tryezën e OKB rrjedhimisht Serbia do të ishte shteti lider në rajon.

Megjithatë, nëse kjo ndodh, sipas tij populli serb do t’i “mallkonte”.

Exit mobile version