Sergio Ramos largohet pas 16 vitesh nga Real Madridi

Sergio Ramos i ka dhënë lamtumirën zyrtarisht Real Madridit. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Real Madridi ka konfirmuar se të enjten do t’i jepet lamtumira kapitenit, Sergio Ramos.

Ai ka kontratë vetëm edhe disa ditë me klubin dhe nuk arritën që të gjejnë një gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj, kështu 35-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë.

Kapiteni nuk arriti që të gjejë gjuhë të përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës dhe do të largohet me parametra zero, si lojtar i lirë.

Ramos ka qenë më shumë se një mbrojtës për Realin, duke parë numrin e golave që ka shënuar – kapiten i lindur duke udhëhequr klubin drejt shumë sukseseve, veçuar golat në finale te LA DECIMA, dhe në finale po ashtu kundër Atletico Madrid në Milano në vitin 2016.

Raportohej se Ramos nuk dëshironte të ulte pagën me rinovimin e kontratës dhe dëshironte të paktën 2 vite kontratë, kushte që nuk iu plotësuan dhe quan deri te ndarja e paimagjinueshme duke parë gjithçka që ai i ka dhënë klubit.

Ramos do të përshëndet si lojtar i Realit në një ceremoni në prani të Florentino Perez të enjten duke filluar nga ora 12:30.

Ramos ishte pjesë e Realit që nga viti 2005 dhe largohet pas 16 sezonesh, ku fitoi 22 trofe, bëri 671 paraqitje dhe shënoi 101 gola si dhe ka kontribuar edhe me 39 asiste.

Exit mobile version