Seria A

Në pritje për të mbyllur bilancin e sezonit që u mbyll brenda parametrave që kërkon UEFA, Interi merr një lajm të mirë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës. Pas 2 vjet pritjeje, kjo gjykatë i dha të drejtë Interit për Ricky Alvarez, i cili u huazua me të drejtë blerjeje te Sunderland nëse ekipi mbijetonte në sezonin 2015-2016. Kështu zikaltërit arkëtojnë 10.5 mln euro për kartonin e argjentinasit teksa nga ana tjetër, Gabigol nuk nxitohet për të ardhmen. Braziliani që kërkohet nga Las Palmas tha se është i lumtur te Interi dhe se ka ende kohë për të vendosur.
Roma prej ditësh po tenton goditjen Seri në mesfushë, por për lojtarin e ri Nice nuk negocion për më pak se 30 mln euro. Duke parë këto zhvillime, drejtori Sportiv, Monchi ka ndryshyar objektiv teksa ka nisur bisedimet me Sampdorian për Lucas Torreira për të cilin marrëveshja mund të arrihet më lehtë. Presidenti Ferrero pranon ta lërë të lirë lojtarin uruguaian me një ofertë prej 10 mln eurosh, e cila është “ok” për parametrat e Romës. Gjithsesi verdhekuqtë duhet ta mbyllin shpejt këtë operacioni pas për Torreiran është në garë edhe Sevilla.
Napoli kërkon të mbylllë njëherë e mirë çështjen e portierëve me Pepe Reinan që nuk duket se ka më të ardhme me të kaltërit. Presidenti De Laurentis ka dhënë “ok” për blerjen e talentit Alex Meret që nga shumë ekspertë konsiderohet si një Buffon i ri në portë. Negociatat me Udinesen nuk janë të lehta pasi për portierin 20-vjeçar kërkon 18 mln euro, por edhe Napoli nuk dëshiron të tërhiqet me akordin që mund të mbyllet javën e ardhshme ku nuk përjashtohet përfshirja e disa të rinjve në këtë operacion.

Artikulli paraprakEdhe Chievo kërkon Berat Gjimshitin
Artikulli tjetërAlvaro Morata tek Manchester United