Seria e dytë e përgjimeve të vëllait të ministrit: Unë flas për 100 kile e sipër

Deputeti Ervin Salianji ka folur për mediat pas dëshmisë së dhënë në prokurori sa i takon publikimit të audio përgjimit. “Kemi dhënë shpjegimet tona për këtë ngjarje. Por Prokuroria është përfshirë më shumë tek kallëzimi i rremë që ka bërë Agron Xhafaj sesa në kapjen e grupit të strukturuar kriminal”, deklaroi Salianji.
Deputeti i PD-së nuk dha detaje sa i takon deklarimeve ët bëra pasi sipas tij është nxjerrje e sekretit hetimor por tha që ju përgjigj të gjitha pyetjeve që kishin të bënin me hetimin.
Salianji ka zbardhur edhe detaje sa i takon pjesës tjetër të përgjimeve që pritet të publikohet së shpejti, sa i takon çështjes Xhafaj.
“Pjesa tjetër ku duket qartazi që persona të lidhur me krimin dhe të lidhur me Fatmir dhe Agron Xhafaj bëjnë trafik kanabisi në mes të ditës. Këto nuk janë akuza politike, do ti shihni.
Në përgjimin që unë kam parë dhe që disoponohet nga ana e Partisë Demokratike dhe që ka ardhur nga gazetari Jetmir Olldashi shihet zëri i gazetarit, bashkëpunëtorit x dhe i trafikantit tjetër i cili është bashkëpunëtor apo zari i i Agron Xhafajt ku flitet qartazi për 10 kile drogë mos më hajde, unë flas për 100 kile e sipër”, deklaroi Salianji.
Deputeti demokrat theksoi se nuk ka besim tek Prokuroria “është 100 përqind në dispozicion të qeverisë por ne nuk mund të shmangemi nga gjithë detyrimi jonë ligjor për të shkuar në organet të cilat merren me zbatimin e ligjit”.

Exit mobile version