Seria “krimi dhe pushteti”! Ja kush e shoqëron deputetin e PS në Sarandë

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se deputeti i PS, Alket Hyseni shoqërohet në Sarandë, Finiq dhe Delvinë nga personi që bëri luftë në Gjirokastër me armë me Kostandin Xhuvanin kundër policisë.
“Ja kush shoqeronte famozin Alket Hyseni ne turin e tij te fundit ne Sarande.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!”, shkruan Berisha në Faceboo.
“Ky eshte Besjan Basha nga Fushbardha, ky eshte personi qe beri lufte ne Gjirokaster me arme me Kostandin Xhuvanin kunder policise. Ky person shoqeronte ne Sarande, Finiq, Delvine, Alket Hysenin diten e llogaridhenies ”, shkruan qytetari.
Deputeti socialist Alket Hyseni është nën verifikim për përvetësimin e tokës në bregdet dhe pasurianë e tij 1 milionë euro. Pasuria e Alket Hyseni është nën verifikim. Artan Lame, kryetar i bordit të Hipotekës tha para disa ditësh se pasuria e deputetit socialist (toka në bregdet) e cila ka hapur debat politik, është pjesë e verifikimit nga Task-Forca, pasi ndodhet në vijën e kontrollit të zonave bregdetare. Janë 200 kilometra katrorë vijë bregdetare që do të futen në sitën e verifikimit.
Hyseni, i cili është denoncuar zyrtarisht nga familja Bua për vjedhjen e pronës. Irini Bua, një banore e Dhërmiut, denoncoi publikisht grabitjen e tokës në bregdet. “Gjithë prona është 22 mijë metra, 11 mijë metra i ka marrë Alket Hyseni, 11 mijë metrat e tjera janë ndarë mes Arjan Hasanit, Ilia Tako dhe Gent Malkos”, tregoi Irini Bua. Në deklarimet e tij të pasurisë, rezulton se deputeti socialist në total në llogaritë e tij bankare dhe apartamentet kanë një vlerë prej një milionë euro, ndërsa 4900 metra katrore toke bujqësore fituar me ligjin 7501 i ka kontraktuar me kompani ndërtimi.

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh? Euro zbret sërish
Artikulli tjetërDash Shehi thirrje shqiptarëve të dalin në protestë: Rama urdhëroi Xhafajn, ‘ma hiq atë horrin e vogël’ dhe e çoi në Itali