Seria A vuan në shekullin e ri

Seria A kërkon ringritjen dhe kthimin e prestigjit në arenën ndërkombëtare, por ndërkohë po përballet me fenomenin e rënies së numrit të spektatorëve të pranishëm në stadiume. Në fund të sezonit 1998-99, kampionati elitar i futbollit në Itali regjistronte mesatarisht rreth 32 mijë tifozë për ndeshje. Përllogaritjet ishin bërë bazuar në 30 kampionatet e mëparshëm.
Por, me ardhjen e shekullit të ri, situata ka ndryshuar dhe shifrat kanë regjistruar rënie të vazhdueshme. Prej kampionatit të parë të shekullit të ri ose mijëvjeçarit të ri nëse dëshironi ta quani edhe kështu, mesatarja e tifozëve në tribuna zbriti nën 30 mijë për ndeshje. Në edicionin 2004-05, kur pas 53 vjetëve u vendos që Seria A t’i rikthehej formatit me 20 ekipe, numri i spektatorëve zbriti nën 25 mijë për ndeshje. Në sezonin e fundit, që u mbyll në muajin maj, mesatarja e tifozëve të pranishëm në ndeshjet e kampionatit italian ishte pak më e lart se 22 mijë. Të mbledhura të gjitha së bashku, në 18 edicionet e luajtura në shekullin e ri, mesatarja e spektatorëve në stadiume është 23 mijë e 900 për ndeshje.
Praktikisht, krahasuar me fundin e viteve ‘90, ose më saktë në 30 vitet e fundit të shekullit të kaluar, Seria A ka humbur 25 për qind të spektatorëve mesatarë për ndeshje. Një kambanë alarmi për futbollin italian, edhe pse më e keqja duket se nuk ka kaluar. Sipas specialitëve, rënia pritet të vazhdojë edhe në sezonin e ri, për shkak të cilësisë jo të mirë dhe kapacitetit më të vogël të skuadrave që do të luajnë në edicionin e ri të Serisë A.
Ndërkohë Wesley Sneijder po kërkohet edhe nga Milani. 33-vjeçari, i cili është drejt largimit nga Galatasaray, nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Sipas mediave italiane, agjenti i holandezit, ia ka propozuar lojtarin ekipit të Milanit.
Nicola Rizzoli nuk do të arbitrojë më. 45-vjeçari i jep fund karrierës si gjyqtar për të marrë një tjetër post, atë të dizenjatorit të ri të arbitrave në Serie A italiane, duke zëvendësuar në këtë detyrë Domenico Messina. Rizzoli i jep fund kështu një karriere të pasur 15-vjeçare si gjyqtar.

Exit mobile version