Seriozisht, o galloshe?!

Nga Erl KODRA

Është punë fort e lodhëshme të analizosh fjalët e Kryeministrit Edi Rama. Sepse shikoni; ndërsa përpiqesh kapësh llogjikën e gjërave që kanë të bëjnë me punët e Kryeministrit, mesazhet, ligjet, reformat, retorikën, sukseset, ti ndeshesh me një alamet paçamurri të pisët që të ngjallë krupën. Ju lutem shikojeni nga ky kënd që po e shoh unë, dhe do ta kuptoni se çfarë dua të them. E di, fakti që unë po shkruaj për Edi Ramën nuk më shton ndonjë vlerë intelektuale. Por unë e ndjejë për detyrë të tregoj për ju këndvështrimin tim.
Mbrëmë, kur “burri i shtetit” Edi Rama e mbylli fjalën e gjatë para kombit, unë shtanga. Jo nga fjala e tij, mesazhet ose metaforat si saçme derri që i lëshonte pa hesap, por papërgjegjshmëria stratosferike me të cilën rrekej ta tejkalonte humnerën tragjike në të cilën e ka zhytur vendin.
Jo jo, nuk është e mundur që Kryeministri i vendit të përpiqet të paraqesë krizën tragjike ku e ka zhytur vendin, si një sherr banal çunakësh lagjeje!
Zot, jo deri këtu; tregohu i mëshirshëm me ne, dhe na e kurse këtë llahtarë neverie.
Ne shqiptarët nuk e dashkemi atë, Kryeministrin e gjatë, sepse vishet me atlete dhe çitjane?!

Sepse komenton në facebook nominalisht duke fyer qytetarët? Sepse është çun garip, i gjatë dhe hokatarë, ku qytetarët e zakonshëm të këtij vendi gajasen me batutat plotë kripë të Kryeministrit?
Sepse Lulzim Basha plasi nga zilia që Edi ka kaq shumë suksese?!
Vetëm kaq është kapaciteti yt, o qenef mashkull? Ndaj e thërret në ndihmë Zahon e pafajshëm, i mjeri ai çfarë babe i ka ra për hise?! Ndaj kërkon të fshihesh pas fustanit të zonjëzës tënde, për të zgjuar mëshirën tonë, se ti paske bërë disa gabime me djemt dhe vajzat e opozitës në Parlament, sepse, gjatë debateve për atletet e tua, ti e paske tejkaluar paksa, si njeri me ndenja të thella që je?!
Seriozisht o galloshe?!

52387529 2329888970564121 2118606774687760384 n

Artikulli paraprakKryemadhi për RaiNews: Vetëm largimi Ramës sjell stabilitet!
Artikulli tjetërBasha: Më 28 Shkurt rrethohet Asambleja kriminale, më 16 Mars rrëzim i uzurpuesit të qeverisë