Sërish drogë nga Shqipëria në Itali, kapet gomonia me gjysëm tonë marijuanë

Sërish gomone me drogë nga Shqipëria në ujrat italiane. Bëhet e ditur se policia italiane ka sekuestruar një mjet lundrues me 535 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.
Sipas njoftimeve të fundit, janë arrestuar dy shqiptarë në Brindizi pasi u kapën me gomonen me drogë. sipas policisë italiane, të arrestuarit janë G.D, 46 vjeç dhe S.V. 38 vjeç që të dy nga Vlora.
Polcia ka zbuluar marijuanën në një gomone 7 metra të gjatë. Dhe nëse kjo sasi droge do të dilte në treg do të kapte vlerën e 5 milionë eurove.
Kontrabandistët u përpoqën të shpëtonin, por ata u bllokuan në det pas një ndjekje të shkurtër nga rojet bregdetare italiane.
Në bordin e mjetit lundrues u gjetën 26 pako me marijuanë me peshë totale prej 535 kilogram.
Guarda di Finanza bën me dije se lënda narkotike po përpiqej të arrinte në bregun e Pulias nga Shqipëria në mes të ditës.
Gomonia e kapur është ankoruar në portin e Brindisit për hetimet e mëvonshme.
Operacioni i Guardia di Finanza nga ajri është zhvilluar në bashkëpunim me forcat e FRONTEX.
Që nga fillimi i vitit 2018, në Pulia janë konfiskuar 12 mjete lundruese dhe rreth 13 ton marijuanë me 31 kontrabandistë të arrestuar nga Guardia di Finanza.

komunikata 1

Exit mobile version