Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar, protestuesit përplasen me policinë, gjakoset një qytetar

Dhjetëra qytetarë të Thumanës e rrethit të Krujës kanë dalë sërish në protestë, kundër bllokimit që u është bërë me autostradën e re Thumanë-Kashar.

Edhe këtë të martë, protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor, ku janë përplasur edhe me Policinë.

Të shumtë janë edhe forcat policore, të cilat të pajisura me skafandra dhe mbrojtëse përpiqen të zhvendosin protestuesit nga autostrada.

Ndërkohë gjatë protestës, një qytetar pretendon se është gjakosur nga Policia, por gjithsesi kjo nuk e ka penguar atë që ta vijojë protestën.

‘Do të vazhdoj të protestoj, gjakosja nuk më ndal’., tha qytetari.

Artikulli paraprakTurizmi prioritet kombëtar në programin e Demokratëve Euroatlantikë, Basha shpjegon 5 prioritet kryesore për këtë sektor
Artikulli tjetërPërgjegjësia më e madhe është kur PD perëndimore të qeverisë vendin!