Sërish trafik droge nga Shqipëria në Greqi

Tre shtetas shqiptarë u arrestuan nga policia greke si pjesë e një grupi kriminal që trafikonin lëndë narkotike në zonën e Athinës. Mediat helene thonë se shqiptarët e arrestuar janë të moshës 28, 36 dhe 51 vjeç, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.
Gjatë kontrollit në banesat e tyre, policia greke gjeti dhe sekuestroi 1 kilogram e 295 gram heroinë, 6 kilogram e 300 gram përzierës, 480 gram marijuanë, 1 makinë, 3 peshore, 600 euro, 1 prerëse metalike, 4 celularë etj. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Përgjithshme të Athinës dhe ka nisur hetimi për përfshirjen e personave të tjerë në trafikun e drogës.

Artikulli paraprak37 kg heroinë nga Shqipëria në Bullgari, arrestohet shoferi shqiptar
Artikulli tjetërBashkia Kamëz aplikon në projektin “Të ndërtosh Europën nëpërmjet pjesëmarrjes qytetare”