Nga Dorjan Ziflaj
Gjithmonë dhe më shumë, shikojmë sesi disa individë për të ruajtur apo kapur një karrige, përdorin servilizmin duke u treguar mosmirënjohës për këdo dhe gjithcka që e ka ndihmuar që të vinin deri këtu.
Jo vetëm se harrojnë nga kanë ardhur dhe kush i ka sjell, por krijojnë lloj-lloj sajesash, intriga, historira nga më të ndryshme me gjuheti shtigash, hardhucash, gjarpërinjsh e kukudhësh, vetëm e vetëm për një karrige që me meritat e tyre jo që se marrin dot, por dhe se mbajn dot kur ua jep, dhe ndonjëherë, duke e përsëritur me vehte por pa dashje u del me zë të lartë, shprehja “kam mikun edhe lekun”.
Domethënë kur “miku” spranon lëpirjen, fusin lekun.
Ku ndërkohë e kan gjetur “mikun” i cili vesin e tij ka lekun.
Koha kalon dhe maskat bien, atëherë kur mos të kenë më mask, a do tu ketë ngelur fytyrë për tu dal para atyre qe deri më tani i kanë gënjyer me bukurinë që u jepte maska, po para kolegëve që ua njohin si maskën ashtu edhe fytyrën?!
Thonë që koha është ilac i gjithckaje, por duhet të dini se ligjet e natyrës janë të barabartë për të gjithë ashtu sic është jeta dhe vdekja, atëherë smë ngelet gjë tjetër vec t’ju them Zoti ju faltë, provojeni dhe kësaj rradhe.