Serxhio Ramos kërkon 2 milionë euro për këpucët

Serxhio Ramos pritet të kthehet përsëri në fushat e lojës këtë fundjavë, në derbin kundër Atletikos së Madridit dhe aty do të shfaqet përsëri me një palë këpucë krejtësisht të zeza. Arsyeja pse mbrojtësi do ta bëjë një gjë të tillë është krejt e thjeshtë, nuk ka një sponsor për momentin për këpucët, një gjë shumë e rrallë për një futbollist profesionist në ditët e sotme.
Futbollisti ka ndërprerë marrëveshjen me Nike dhe nuk ka arritur të nënshkruajë një të re, pasi kjo kompani ka refuzuar të plotësojë kërkesat ekonomike të tij. Serxhio Ramos kërkon plot 2 milionë euro në vit për të veshur këpucët e një kompanie të caktuar, por pavarësisht bisedimeve nuk ka firmosur ende asnjë kontratë me asnjë furnitor artikujsh sportiv.
Marrëveshja me Nike është mbyllur, por deri në shkurt, ai nuk mund të nënshkruajë me asnjë kompani tjetër. Ndaj ai do të vazhdojë të luajë me këpucë të zeza pa logo të dukshme deri atëherë, me shpresën që ndonjë nga prodhuesit e mëdhenj të pranojnë kërkesën e tij prej 2 milionë eurosh për 4 sezonet e ardhshme. Në fund të fundit, kjo nuk është asgjë në krahasim me kontratën pesëvjeçare prej 10 milionë eurosh në sezon që Ronaldo nënshkroi me Nike pak ditë më parë.

Exit mobile version