Ndërkohë që pritet të fillojë sesioni i ri parlamentar, grupimi i “Rithemelimit” ka shfaqur sërish avazet e vjetra.
Në mungesë të Sali Berishës, deputetët e këtij grupimi me në krye Gazment Bardhin kanë vijuar shfaqjen teatrale të sesionit të vjetër.
Nëse në vitin e kaluar nuk kanë munguar flakadanët dhe karriget e përmbysura, në seancën e sotme “aksioni” e tyre e ka mbizotëruar bilbili.
Kjo është një metodë e parë dhe më herët, dhe nuk ka pasur kurrfarë efekti politik.
Këto veprime tregojnë për hallin e madh që ndodhet grupimi i “Rithemelimit”, të cilit, në mungesë të Berishës, iu duhet të tregojnë sa më shumë agresivitet dhe besnikëri ndaj tij, sepse mendojnë që është duke i ndjekur nëpërmjet televizorit.
Në një kohë që në këtë sesion parlamentar ka mjaft çështje të rëndësishme për t’u diskutuar, grupimi i “Rithemelimit” vijon të jetë peng i hallit penal të Berishës, duke synuar të mos lejojnë asnjë zhvillim normal të mbledhjes.