Sevilla shfrytëzon mundësinë e artë për të prekur vendin e tretë të Primera Division pas hapit fals të Atletico Madrid. Skuadra e Jorge Sampaolit doli me 3 pikë nga sfida e javës së 34 kundër Celta Vigos pasi triumfoi me rezultatin 2-1 në “Sanchez Pizujuan”. Andaluzianët hasën shumë vështirësi për të çarë murin mbrojtës të bardhekaltërve, por në fund të 90 minutëshit dolën me 3 pikë shumë të vlefshme që mund t’u dhurojnë kualifikimin direkt në fazën e grupeve të Champions League. Joaquin Correa zhbllokoi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë. Gjithsesi, 4 minuta më pas Iago Aspas e devijoi topin në rrjetën e tij duke vendosur baraspeshën. Ishte Wissam Ben Yedder ai që zhbllokoi situatën 11 minuta nga fundi.
Kryesore
Continue to the categoryLulzim Basha dënon vendimin për moslejimin e Hashim Thaçit në varrimin...
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, që refuzoi kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për...