Sezoni i parë në Milano, lojtari merr çmimin e rëndësishëm për herë të katërt

Christian Pulisic u votua “Lojtari i Vitit” në SHBA për herë të katërt, duke barazuar Landon. Sulmuesi mori 53 për qind të votave, i ndjekur nga Yunus Musah (21,5 %) dhe Ricardo Pepi (12,9%).

25-vjeçari nga Pensilvania, në sezonin e tij të parë me Milanin arriti te ky ccmim, ndërsa ka bërë diçka të tillë edhe në 2017, ’19 dhe ’21. Pulisic ka shënuar gjashtë gola me SHBA në vitin 2023, ku mund të përmenden dy në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve të CONCACAF ndaj Meksikës, sakaq ka dhuruar tre asiste.

Pulisic gjeti rrugën e rrjetës 6 herë në Serie A në gjysmën e parë të sezonit për kuqezinjtë e Piolit. Gjithashtu lojtari ka “tundur rrjetën” një herë në Champions League, goli i tij i tetë në karrierë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Exit mobile version