Sfida e Donald Trump ndaj aparatit

Gjatë fushatës elektorale Presidenti Trump kishte premtuar shumë në fushën ndërkombëtare. Ka arritur të realizojë pak gjëra, përveçse dhënies fund mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Daesh-it.

Pavarësisht armiqësisë së aparatit administrativ, Trump po lëviz njëkohësisht në shumë fronte, me qëllimin që të imponojë pikëpamjen e tij, në mënyrë që të mund të rivendikojë një ndryshim rrënjësor në momentin që t’i riparaqitet votuesve.

Në Shtetet e Bashkuara po saktësohen elementë të ndryshëm në konfirmin të ndryshimit të mundshëm të doktrinës që kishte njoftuar mbi dy javë më parë.

Prej 3 vitesh Presidenti Trump po kërkon që t’ia imponojë pikëpamjen e tij një administrate funksionarët e së cilës prej 18 vitesh janë gozhduar në doktrinën Rumsfeld/Cebrowski e shkatërrimit të strukturave shtetërore të rajoneve të tëra të botës jo të globalizuar.

Kurse Donald Trump në të vërtetë beson, në optikën jacksoniane, se konvenion që që të zëvendësohet negocimi dhe problemet e luftës për ta dominuar botën në marrëveshje, jo më në kontrast, me Rusinë dhe Kinën.

Po kërkon që t’i arrijë objektivat e tij brenda shtatorit, domethënë një vit përpara zgjedhjeve presidenciale. Mund të motivojë kështu rikandidimin e tij, duke i dhënë vlerë bilancit të mandatit të tij.

Elementët e rinj, që kompletojnë sa ka demonstruar lidhur me Sirinë dhe Venezuelën, kanë të bëjnë me Afganistanin, Iranin dhe Jemenin.

Dorëheqja e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare John Bolton është elementi më i spikatur. Nuk është ftuar që të largohet, përkundrazi. Është falenderuar për shërbimet e dobishme dhe besnike të bëra.

– John Bolton, siç kanë shkruar disa media, nuk është aspak neokonservator, por një mbështetës i flaktë i “eksepsionalizmit amerikan”.

Është një shkollë mendimi e ngritur mbi mitin e Pilgrim Fathers: refuzon shtrirjen e traktateve ndërkombëtare në të drejtën e brendshme; i gjykon me rreptësi sjelljet e të tjerëve, megjithëse shfajëson parimisht Shtetet e Bashkuara, që gjithsesi veprojnë njëlloj; nuk i njeh asnjë juridiksioni ndërkombëtar të drejtën për t’u marrë me çështjet e brendshme e Shteteve të Bashkuara.

Me pak fjalë, për arsye religjioze, konsideron se Shtetet e Bashkuara nuk janë në të njëjtin plan me shtetet e tjera dhe nuk duhet t’i nënshtrohen asnjë të drejte ndërkombëtare.

Bolton, personazh kolorit, nuk ngurron që të thotë atë që i vjen për mbarë, pa e çarë kokën as për provat, as për vërtetësinë e asaj që thotë.

Në rastin e votës lidhur me Syrian Account ability Act evitit 2003, theksoi në fakt se Siria, ashtu si Iraku, kërcënonte paqen botërore me armë të shkatërrimit në masë.

Më vonë, ka hyrë në histori pse ka penguar Prokuroren e Gjykatës Penale Ndërkombëtare që të hetojë në Shtetet e Bashkuara.

Shumë popullor në elektoratin e së djathtës ekstreme, John Bolton nuk ndan idetë e Trump në politikën ndërkombëtare.

I vetmi Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në sintoni me Presidentin ka qenë Gjenerali Michael Flynn, i detyruar që të dorëhiqet pas vetëm 3 javësh. Flynn e kanë pasuar njëri pas tjetrit Gjenerali H. R. McMaster dhe Bolton.

Njëlloj si në serialet televizive amerikane, Bolton luante rolin e badcop (policit të keq), për ta bërë Presidentin që të dukej shumë më pajtues.

– Elementi i dytë është evolucioni i konfliktit afganas dhe atij jemenas. Dihej se Shtetet e Bashkuara në vitin 2015, nga fundi i mandatit Obama, kishin nisur negociatat me talebanët në Katar. Më pak e njohur është se Presidenti Trump qysh nga marsi i 2019 po negocionin të ardhmen e Afganistanit, jo vetëm më autoritetet afganase dhe rebelët, por edhe me Rusinë e Kinën.

Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për ndarjen e pushtetit midis të dy fraksioneve, por për të njohur legjitimitetin e rezistencës së talibanëve nga prania e huaj në vend, në shkëmbim të dënimit të xhihadizmit.

Ka pasur tashmë dy takime, në Moskë dhe Pekin. Një i tretë do të duhej të mbahej disa ditë më parë në Camp David, në praninë e presidentëve Donald Trump dhe Ashraf Ghani.

Por më 5 shtator talibanët, që synonin të negocionin në pozicion force, kanë rivendikuar një atentat në Kabul që ka shkaktuar 12 të vdekur, midis të cilëve një amerikan.

Takimi i Camp David ësht ëanulluar menjëherë dhe ushtria amerikane ka bombarduar zonat e kontrolluara nga talibanët.

Njëkohësisht, është mësuar se Uashingtoni kishte filluar traktativa sekrete me houthitë jemenas, kontestuesit e legjitimitetit të Presidentit Adrabbuh Mansur Hadi, që njihet nga komuniteti ndërkombëtar.

Vetëm pak javë më parë, Uashingtoni i quante houthitë, agjentë iranianë. Papritmas, Shtetet e Bashkuara janë kujtuar se në fillim të konfliktit houthitë nuk mbështeteshin nga Irani se janë bërë aleatë më Teheranin vetëm prej instinktit të mbijetesës.

Kështu, në dritën e mosmarrëveshjeve midis Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, është e qartë se nuk është më në interesin e Uashingtonit që të mbështesë Hadi, një President kukull të cilit nuk i bindet askush, i strehuar prej shumë kohësh në Arabinë Saudite.

Ndërkohë lufta në Jemen vazhdon pa Shtetet e Bashkuara. Houthitë kanë djegur me disa dhjetëra drone strukturat e kompanisë ARAMCO.

Riadi pohon se ka pësuar dëme aq të rënda sa kjo ka shkaktuar përgjysmimin e prodhimit kombëtar të naftës.

Mike Pompeo ka denoncuar se prapa houthive fshihet dora e Teheranit, që do të vërë në shënjestër furnizimin botëror me naftë. Ajo çka theksson Riadi është pak të quash të zhbalancuar.

Këto deklarata duhen interpretuar në dritën elementit të tretë që po ekspozojmë: marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

– Le të kujtojmë faktet: në vitin 2012, në Oman, administrata Obama negocionte fshehurazi me emisarët e Guidës së Revolucionit largimin e nacionalistit MahmoudA hmadi ne jaddhe të ekipit të tij, pse jo edhe zgjedhjen e një negociuesi armësh të aferës Iran-Contras, Sheikut Hassan Rohani.

Pas zgjedhjes së këtij të fundit, në Zvicër u nënshkrua një marrëveshje ndërkombëtare, JCPoA, ku përcaktohej se Irani nuk do të mund ta riaktivizonte programin bërthamor ushtarak, të braktisur më 1988 nga Gardianët e Revolucionit, që i konsideronin armët e shkatërrimit në masë të papajtueshme me konceptimin e tyre të islamit.

Një marrëveshje e dytë, bilaterale dhe sekrete, parashikonte që Europa të furnizohej me gaz iranian në zëvendësim të atij rus.

I ardhur në Shtëpinë e Bardhë, Trump donte të siguronte kontrollin e Shteteve të Bashkuara mbi tregun botëror të energjisë, por jo në kurriz të Rusisë dhe Kinës, me të cilin shpresonte që të dominonte botën.

Prandaj është tërhequr nga marrëveshja me Iranin dhe ka propozuar që të rifillohen menjëherë traktativat. I vetëdijshëm se Irani nuk do të mund t’i rifillonte, Presidenti Rohani ka pretenduar respektimin e marrëveshjes dhe e ka refuzuar dorën e shtrirë të Trump.

Duke marrë në konsideratë impeachment e afërt, Presidenti iranian ka deklaruar se do të presë rikthimin e demokratëve në Shtëpinë e Bardhë.

Kurse Garda e Revolucionit, Ajatollahu Ali Khamenei, ka reaguar si klerik, jo si politikan: i indinjuar nga pandershmëria amerikane, që moralisht e ka dënuar, i ka dhënë udhëzime ushtrisë së tij personale, Gardianëve të Revolucionit, që ta zgjerojë autoritetin e saj mbi tërësinë e komuniteteve shiite, edhe atyre të huaja.

Sa hap e mbyll sytë, Gardianët kanë pushuar së mbrojturi interesat kombëtare iraniane për të mbrojtur ato fetare shiite; një kthesë jashtëzakonisht e dukshme fillimisht në Siri e më pas në Liban.

Disa ditë më parë Hassan Nasrallah, Sekretari i Përgjithshëm i Hizballahut, në një diskutim të mbajtur me rastin e Festës sëHashures, e ka paraqitur organizatën e tij jo më si forcë rezistence libaneze ndaj imperializmit, por si strukturë të nënshtruar ndaj autoritetit të Ajatollahut Khamenei.

Qartazi që nuk bëhet fjalë për një kthesë 180 gradëshe, por për mbështetjen ndaj Guidës së Revolucionit në pritje të rifillimit të negociatave.

Gjithë ky fermentim i madh mund të mbarojë: të dyja palët tregojnë muskujt duke u përgatitur të rifillojnë dialogun. Deri më tani Rusia ka mbajtur raporte të mira me Iranin, megjithëse duke e ditur se persianët synojnë që të zëvendësojnë në Europë gazin rus me të tyrin.

Por njëkohësisht Moska nuk ka ndërhyrë kur Izraeli ka kaluar qiellin sirian, nën kontrollin rus, për të bombarduar objektivat iranianë.

Rusia mund të pushojë së përdoruri “kulaçin dhe kërbaçin”. Mund të shërbejë si garant i sinqeritetit – ose më mirë i jetëgjatësisë – së një marrëveshjeje amerikano – iraniane në rast se kjo e fundit të mos ishte në dëmin e saj.

Në një rast të tillë, do të mbronte bazat iraniane në Lindje të Mesme: duket se ka qenë ky njoftimi i Vladimir Putinit për Benjamin Netanyahu.

Këto hapa përpara i japin vlerë rolit të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, që duket arkitekti i vërtetë i politikës së jashtme të Trump.

Ka qenë Drejtori i parë i CIA-si Presidentit të ri, sot ka privilegjin që të asistojë çdo ditë në brifingjet e Trump me Agjencinë, kështu që mund të bëjë bashkë informacionet e Departamentit të Shtetit dhe ato të CIA-s.Parasëgjithash, Pompeo është ideatori i strategjisë së Presidentit për energjinë.

Një pjesë e liderëve republikanë janë të bindur se Trump nuk do të arrijë që t’u imponojë kurrgjë ushtarakëve, shprehimisht doktrina – sipas tyre e tejkaluar – e Presidentit Andrew Jackson. Prandaj e këshillojnë Pompeo që të mos mbytet bashkë me padronin e tij dhe të kandidojë si Senator i Kansas.

(ThierryMeyssan për VoltaireNetwork)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakEnde asnjë e dhënë për kombësinë e 39 të vdekurve brenda një kamioni në Angli, Bullgaria në ankth
Artikulli tjetërShifra tronditëse! Shqiptarët pa asnjë kursim mënjanë, mezi shtyjnë muajin