Kjo është bërë erëza shumë e popullarizuar në saje të cilësive të saj kundërinflamatore dhe aftësive që të forcojë aftësitë tuaja mendore.
Një hulumtim i paradokohshëm ka zbuluar që shafrani ndoshta ka edhe cilësi të cilat mund të ndihmojnë në luftën kundër kancerit.
Shafrani mund të ngrejë trupin tuaj në një nivel shumë më të lartë, mirëpo gjithashtu mund që plotësisht edhe ta shkatërrojë.
Kjo erëz ka cilësi të fuqishme, të qëndrueshme të cilat disa njerëzve paksa u është refuzuese.
Nëse shafrani për ju është ende relativisht i panjohur, për fillim provoni ta përdorni në pesë gjellë.
Perime të pjekura
Perimet e pjekura, lule lakra dhe patatet do të marrin shije të veçanërisht të ngrohtë dhe të mrekullueshme nëse i qitni pak shafran të bluar. Perimet e gjelbra me fletë gjithashtu shkëlqyeshëm shkojnë me shafranin.
Smothie
Shtoni smothiet tuaj apo lëngut natyral forcë shtuese duke qitur në të pak shafran të freskët apo të bluar. Pemët do të marrin shije të balancuar.
Supa
Shtoni një lugë shafran të bluar kur herën tjetër të përgatitni supë nga perimet. Për shkak të shafranit supa juaj do të jetë më e “ngrohtë”, prandaj është edhe ilaç ideal kundër ftohjes dhe situatave të tjera në të cilat dëshironi të ngrini sistemin tuaj të imunitetit.
Omëleta
Thërrmijat e shafranit pothuajse në mënyrë artistike do të përmirësojë dukjen dhe shijen e omëletës suaj. Perimet e gjelbra, natyrisht, janë të rekomandueshme në këtë kombinim.
Çaji
Vetë përgatitni çajin tuaj nga shafrani me vetëm disa përbërës – me shafran të bluar, ujë të valuar, mjaltë dhe limon. Shafrani ka cilësi kundërinflamatore dhe e bëjnë këtë çaj ideal për shërimin e fytit.