Shaip Kamberi: Nëse valëvit flamurin shqiptar në Preshevë, përballesh me pasoja

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një reagimi në Facebook, Kamberi është shprehur se këtë ditë më shumë e ndiejnë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kjo pasi sipas tij, në këtë vend nëse valëvit flamurin shqiptar përballesh me pasoja, pasi është e ndaluar me ligj.

Ai shton se sot është koha që të ngrihet zëri dhe të kërkohet më shumë liri e baraze, që ligje të tilla diskriminuese të mos ekzistojnë më.

Reagimi i Kamberit:

Urime Dita Flamurit,

28 nëntorin, Ditën e Pavarsisë se Shqipërisë më së shumti e ndjejnë shqiptarët e Luginës së Preshevës! Aty ku ende nëse valvitë flamurin shqiptar përballesh me pasoja e ku na është ndaluar me ligj ngitja e tij nuk na ka bërë të dorëzohemi

Jemi shqiptarët e vetëm në shtetet e Ballkanit Perendimor që ende dënohemi për vendosjen e flamurit kombëtar!

Sot, më shumë se kurrë nevojitet që zëri ynë të ngritet e të kërkojmë më shumë liri e barazi, e ligje të tilla diskriminuese të mos ekzistojnë më!

Në këtë ditë ku e gjithë bota shqiptare, e shqiptarët gjithkah nëpër botë festojnë, urime të gjithë atyre e veçanërisht shqiptarëve në Luginë të Preshevës 28 Nëntori, ditën e flamurit kombëtar❤️!

Artikulli paraprakNarkotrafikanti flet nga arratia: Për t’i dhënë fund trafikut të drogës, duhet t’i jepet fund policisë e politikanëve të korruptuar
Artikulli tjetërAlbin Kurti uron pavarësinë nga Vlora: Shqiptarët e kanë të përbashkët historinë!