Xherdan Shaqiri ka festuar në mënryë të veçantë pas golit të tij të shkëlqyer ndaj Serbisë.
Superylli shqiptar realizoi gol fantastik pasi vrapo në një pasim të Gavranovicit duke mposhtur portierin e Serbisë në minutat e fundit.
Pasi shënoi, ai festoi duke bërë shqiponjën, njëjtë sikurse Granit Xhaka duke nxitur emocion të papërshkrueshëm te të gjithë shqiptarët.
Por, mediat ndërkombëtare si Bleacher Report janë marrë me festimin e Shaqirit i cili tregoi muskujt.
Ky festim është bërë nga Mario Balotelli kur ishte me kombëtaren italiane pasi reailzoi dy gola ndaj Gjermanisë.
Ronaldo në anën tjetër ka festuar shpesh duke treguar muskujt me Real Madridin.
Një mbrëmje e madhe për Shaqirin me festim të madh, i cili me plot meritë gjeti veten te mediat më të mëdha ndërkombëtare.
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka shënuan dy gola fantastik për të tronditur Serbinë dhe duke ja prerë biletën drejt shtëpisë.
The Independent e cilëson këtë si fitore të Kosovës.
“Shaqiri dhe Xhaka ja sigurojnë fitoren Zvicrës – dhe Kosovës”, është titulli i prestigjiozes britanike.
The Sun e cilëson festimin me shqiponjë si një gjest drejtuar Serbisë.
Kurse, Guardian e vlerëson këtë një tronditje që Shaqiri ja bëri Serbisë në fund të takimit.