Xherdan Shaqiri patjetër që është surprizuar kur ka parë që goli më i bukur i Euro 2016 nuk është zgjedhur ai finalizim fantastik i tij me roveshatë ndaj Polonisë me golin e Zoltan Gerës në ndeshjen mes Hungarisë dhe Portugalisë që u zgjodh nga votuesit në anketën zyrtare të UEFA-s si goli më i bukur i turneut. Shaqiri është i bindur se votimi masiv i tifozëve hungaresë ka qenë deciziv që Gera të fitonte çmimin Goli i Turneut Euro 2016. Vëzhguesit teknikë të UEFA-s nga ana e tyre kanë zgjedhur golin e Shaqirit si më të bukurin e kompeticionit në Francë me vetë futbollistin shqiptar që insiston se goli i tij ishte më i mirë.
“Nuk jam i zhgënjyer që nuk u zgjodh goli im, por të gjithë e dinë se goli im ishte më i bukuri”, deklaroi Shaqiri për të përditëshmen zvicerane “Blick”, duke shtuar, ndoshta të gjithë hungarezët kanë votuar“. Diçka e tillë mund të jetë e vërtetë, ashtu si dhe sugjerimi, nëse ai gol do të ishte shënuar me fanellën e Shqipërisë, padyshim që të gjithë shqiptarët do ta kishin votuar diçka që zviceranët me sa duket nuk e kanë bërë.
Por, goli i Xherdan Shaqirit ndaj Polonisë në 1/8-n e finales së Euro 2016 është zgjedhur goli më i bukur i Euro 2016 nga paneli i UEFA-s i përbërë nga 13 emra të njohur të futbollit.