Shaqiri infektohet me Covid-19

Mesfushori i skuadrës angleze, Liverpool, Xherdan Shaqiri, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Ai do të mungojë në ndeshjet me kombëtaren zvicerane pasi që do të vetizolohet.

Në deklaratën e kombëtares zvicerane thuhet: “Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Në konsultim me autoritet shëndetësore, ai është në izolim”.

“Masat dhe kërkesat e rrepta mbrojtëse të UEFA-s për ekipet kombëtare në përputhje me ‘Protokollin e UEFA-s’ janë respektuar në mënyrë rigoroze. Bazuar në këtë, aktualisht po bëhen sqarime me autoritetet lokale shëndetësore se si të veprohet”, thuhet më tej në deklaratë.

Exit mobile version