Shaqiri, Vojvoda e Kryeziu luten për Shqipërinë

Dy futbollistët e Kosovës, Mërgim Vovojda dhe Hekuran Kryeziu, si dhe ylli i Zvicrës me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale, lidhur me tërmetet që e goditën këtë mëngjes Shqipërinë.

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 janë lënduar nga disa tërmete të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë. Sipas Emergjencave Civile, një person humbi jetën pasi u hodh nga banesa nga paniku, ndërsa dy të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat e një pallati në Thumanë. Po ashtu është nxjerrë një tjetër trup i pajetë nga rrënojat e një shtese të një pallati në Durrës.

Tërmeti i parë i fuqishëm i magnitudës 6.4 goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës dhe 10 km në veri të Durrësit. Lëkundje të tjera më të lehta janë ndjerë pas tij. Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar në orën 7:10 me magnitudë 5.4.

Deri tani raportohet për disa pallate të shembura në qytetin e Durrësit dhe fshatin Thumanë dhe dhjetëra familje kanë mbetur nën rrënoja, ndërsa qytetarët dhe ekipet e shpëtimit po tentojnë të ndihmojnë banorët e bllokuar.

“Lutuni për Shqipërinë”, shkroi Shaqiri në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke ia bashkangjitur edhe disa emotikone.

ss

Artikulli paraprakXhaka: Zoti e ndihmoftë popullin shqiptar
Artikulli tjetërDua Lipa: E shkatërruar! Zemra dhe lutjet e mia janë me shqiptarët