“Shaqja” tek Liverpool?

 

Po vazhdojnë spekulimet sa i përket të ardhmes së Xherdan Shaqirit.
Ky i fundit është lojtar i Stoke Cityt, i cili nuk ka siguruar qëndrimin edhe për një sezon në Ligën Premier dhe kjo është një ndër arsyet që po kërkon një ekip të ri Shaqa.
Ditën e djeshme u raportua se për të siguruar shërbimet e shqiptarit ka hyrë në garë pas Evertonit edhe Liverpool.
Por, sot sipas The Telegraph, interes për këmbëshpejtin ka shprehur edhe ish-kampioni anglez, Leicester City.
Cilado prej ekipeve që do ta transferojë reprezentuesin zviceran, do të duhet të ndajë rreth 15 milionë euro sa është klauzola e largimit, por që pritet të ndryshohet pas humbjes së statusit të ekipit të ligës elitare angleze.
Kujtojmë se Shaqiri u transferua te Stoke City nga Interi dhe raportohet se ka një klauzolë të ulët në rast largimi nga Liga Premier.
Ndryshe, gjilanasi 26-vjeçar ka pasur 84 paraqitje për bardhekuqtë dhe ka shënuar 15 gola.
Çfarw thotw Henchoz?
Ai ka zhvilluar 135 ndeshje për Liverpoolin nga viti 199 deri në vitin 2005 për Liverpoolin. Stephane Henchoz më shumë se secili njeri tjetër mund at paramendojë Shaqirin si reprezentuesin e ardhshëm të Zvicrës në klubin e Liverpoolit.

Të mërkurën ishin mediat angleze që ngritën spekulime për një kalim të Xherdan Shaqirit te Liverpooli për një shumë prej 14.5 milionë eurosh.
Ish ylli i kombëtares së Zvicrës, Stephane Henchoz nuk çuditet shumë nga lajme të tilla.
“Liverpooli tash do të përforcohet. Pas finales së Ligës së Kampionëve tash është synimi që të fitohet titulli i kampionit. Dhe, për Shaqirin do të ishte hapi ideal që të kalonte te Liverpooli”, theksoi ai.
Shaqiri duhet të qëndrojë në Ligën Premier
“Ai tash është 26 vjeçar dhe te Bayerni e te Interi nuk arriti të bëhet titullar. Te Stoke ishte i mirë. Liga Premier është kampionati më i mirë në botë dhe nga pikëpamaj ime ai duhet të mbetet aty. Dhe është koha ideale për një kalim në top 6 ekipet e para”, u shpreh Henchoz.
Për këtë, Henchoz megjithatë thotë se Shaqiri duhet të bëhet lojtar më konstant me paraqitjet e tij.
“Gjithmonë shihet klasi i madh i tij, për 20 deri 30 minuta, ndonjëherë ai nuk ndalet për një pjesë të tërë. Dhe më pas ai zhduket, e kështu ndodh edhe në kombëtare. Mund të pritet që në ndeshje të mëdha sikur ndaj Portugalisë të tregojë diçka të madhe, lojtarë të mëdhenj mund ta bëjnë këtë”, thotë 43 vjeçari.

Exit mobile version