Sharlatani vazhdon show-n dhe fyerjet pas tërmetit, banori: Ndaç bëjeni shtëpinë, ndaç mos e bëni…

Kryeministri Edi Rama vazhdon show-n e tij pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit duke dalë gjatë gjithë kohës live te ERTV me vizitat e tij te banorët e prekur.

Sot, kreu i qeverisë ka qenë i shtruar për drekën e Krishtlindjes në tryezën e një familjeje nga Laçi.

Kryefamiljari u shfaq shumë i emocionuar krah kryeministrit dhe vizitën e tij e quajti njësoj sikur t’i kishte rënë bingo.

E gjitha kjo është një përdorim për show nga ana e kryeministrit, i cili nuk mendon sesi t’i japë një zgjidhje gjithë kësaj situate të vështirë ku ndodhet vendi jonë, por mendon 24 orë sesi të bëj propagandë.

Biseda

Rama: Po ndonjë pjatë do na sillni apo ja u mori tërmeti pjatat? Si do bëjmë, kshu do bëjm? (tregon veprim me gishta)

Banori: Dëgjo ne jena me emocione

Rama: Ja u ka thyer tërmeti pjatat?

Banori: Mua më ka rënë telebingo. Ndaç bëjeni shtëpinë ndaç mos e bëni. Mua më ka rënë telebingo se janë njerëz të rrallë ata që ju shkon kryeministri, mua më ka rënë telebingo se më ke ardh ti.

Rama: Se ç’a jam unë biletë telebingoje?

Banori: Jo Jo Jo më ka ra mua telebingo.

Rama: Por e kuptova mor e kuptova

Banori: Ti mirëse ke ardh. Më ndihmove mirë s’më ndihmove s’ma ke borxh se, ma ka prish Zoti jo ti. Asnjë borxh s’me ke.

Rama: Jo se borxhe kemi ne, se për këtë punë jemi.

Banori: Faleminderit shumë.

(kryeministri i drejtohet një djaloshi të vogël)

Rama: Shiko u ule menjëherë. Ore çun, ore mëso ore se me kohët që kanë ardh ka për të të nxjerrë gruaja jashtë, dëgjomë mua. Nuk të pranon më njeri burrë kshu si baba që rri ulur dhe urdhëron. Ka ndryshuar loja.

Artikulli paraprak“Ramushi ka për ta rrahur me shpulla, për fyerjet që ka lëshuar Rama për të e për Kosovën në krah të Vuçiçit”!
Artikulli tjetërShkrimtari i njohur: Regjimi i ”Rilindjes” së Piktorit po legalizon tradhëtinë kombëtare!