SHBA i hoqi vizën Dakos, shqiptarët t’i heqin vizën Rilindjes!

Kreu i PAA, Agron Duka gjatë një takimi me strukturat e partisë që drejton në Pogradec është shprehur se, pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të ndaluar hyrjen e Vangjush Dakos në SHBA, edhe shqiptarët duhet të bëjnë të njëjtën gjë me Rilindjen.

Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund ta kthejnë vendin në normalitet; vetëm zgjedhjet e parakohshme mund t’i kthejnë legjitimitetin pushtetit qendror dhe vendor të kapur nga partia-shtet.

Ekonomia, siguria, arsimi dhe perspektiva europiane e vendit kërkojnë zgjidhje afatgjata, të cilat mund të burojnë vetëm nga gara e drejtë elektorale dhe vota e lirë dhe e ndershme.

Për këtë arsye vijojmë takimet me strukturat e PAA-së, dhe sot, nga qyteti i Pogradecit, dua t’ju them se pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që konfirmon drejtësinë e kauzës sonë, është koha që edhe shqiptarët t’i heqin vizën ‘Rilindjes’”, u shpreh Duka.

auto Screenshot 31564673620

Exit mobile version