SHBA intensifikon luftën ndaj bandës MS-13

FILE - In this March 26, 2012 file photo a gang member of MS-13 attends mass at a prison in Ciudad Barrios, El Salvador. MS-13, or the Mara Salvatrucha, is believed by federal prosecutors to have thousands of members across the U.S., primarily immigrants from Central America. It has a stronghold in Los Angeles, where it emerged in the 1980s as a neighborhood street gang. (AP Photo/Luis Romero, File)

Administrata Trump po intensifikon luftën ndaj MS-13, një bandë famëkeqe me rrënjë në El Salvador. Megjithatë ka shqetësime se mund të përdoret çështja e dhunës nga bandat, si pretekst për të goditur emigracionin e paligjshëm që shfrytëzohet prej këtyre bandave.
Një valë e re arrestimesh në masë të anëtarëve të bandës MS-13 po zhvillohet si pjesë e luftës së shtuar të administratës Trump kundër bandës famëkeqe, të njohur prej viktimave të saj të shumta.
Presidenti Trump fajëson politikat e emigracionit të paraardhësit të tij që lejuan bandën, me rrënjë në Amerikën Qendrore, të lulëzojë në SHBA. Presidenti Trump u zotua ta shkatërrojë. “Shumë shpejt, MS-13 nuk do të ekzistojë më në rrugët tona”, tha Presidenti Trump.
Por, pavarësisht një suksesi rishtazi të agjencive ligjzbatuese, kryeprokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions thotë se banda ripërtërin radhët e saj duke rekrutuar të rinj të tjerë nga vende si Honduras, Guatemala dhe El Salvador. “Do të sigurojmë kufijtë tanë, do të shtojmë zbatimin e ligjit duke u prerë kështu burimet e ripërtëritjes”, tha kryeprokurori Sessions.
Por, a mund të mjaftojë ndalimi i fluksit për të reduktuar një grupim që ushtron zhvatje dhe trafik drogash? Alex Nowrasteh është studiues për emigracionin në Institutin “Cato” në Uashington. “Është vërtet burimi i rekrutimit, por këto banda nuk do të ekzistonin dot nëse nuk do të kishin një rrjedhë të vazhdueshme të ardhurash që kryesisht u vijnë nga drogat”, thotë Alex Nowrasteh.
Që nga viti 2012, njësitë e Patrullës Kufitare kanë ndaluar përgjatë kufirit jugperëndimor një çerek milioni të mitur nga Amerika Qendrore, por vetëm 160 prej tyre u identifikuan si anëtarë bandash. Sipas Agjencisë së Emigracionit, gjatë arrestimeve të fundit të anëtarëve të bandës në disa qytete kryesore, shumica e të ndaluarve rezultuan shtetas amerikanë.
Megjithatë, republikanët në Kongres shqetësohen se të miturit bëhen pre e lehtë për t’u rekrutuar.
“Statusi i tyre ilegal dhe prejardhja nga Amerika Qendrore i shndërrojnë në objektiva të rekrutimit nga MS-13”, thotë senatori republikan, Chuck Grassley. Megjithëse 90% e anëtarëve të bandës MS-13 janë emigrantë të paligjshëm, zoti Nowrasteh thotë se nuk ka fakte që justifikojnë krahasimin e emigrantëve me elementin kriminal.
“Të dhënat janë të qarta se emigrantët, qofshin të ligjshëm apo të paligjshëm, kanë më pak gjasa të kryejnë krime të dhunshme ose ndaj pronës, se sa amerikanët e lindur në SHBA”, thotë ai.
Megjithëse administrata nuk ka filluar të kthejë pas të miturit që vijnë në kufi nga Amerika Qendrore, qëndrimi i saj i ashpër ndaj emigracionit ka efekte të thella. Në muajin maj, Patrulla e Kufirit regjistroi një rënie prej 73% të të miturve të pashoqëruar që hyjnë në SHBA.

Exit mobile version