SHBA: Maqedonia, vend partner

Shtetet e Bashkuara përshëndetën vendimin e presidentit maqedonas, Gjorge Ivanov për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert thotë se ky vendim është një hap i rëndësishëm përpara për demokracinë maqedonase dhe popullin e Maqedonisë.
“Ne duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re për të zgjidhur sfidat e shumta me të cilat përballet Maqedonia, përfshirë nevojën për reforma demokratike dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së Przinos”, thuhet në deklaratë.
Deklarata vazhdon më tej se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë miq dhe partnerë për Maqedoninë dhe “ne jemi të angazhuar të mbështesim të ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike”. Lidhja Social Demokrate në Maqedoni ka thënë se për dhjetë ditë do ta paraqesë në Parlament programin qeverisës.

Artikulli paraprakRrahja para ambasadës, thirret ambasadori turk
Artikulli tjetërSuedia pushon hetimet ndaj Assange