SHBA mbi 600 persona “non grata” në 7 vite, mes tyre Llalla, Doshi, Dako dhe Berisha

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur të padëshiruar afro 600 persona që prej vitit 2018 e deri në fund të 2024. Pra në 7 vite (në 2018 nisi për herë të parë sanksionimi sipas ligjit 7031 C), administrata e Trump dhe më pas ajo e Biden, janë treguar të ashpra ndaj personazheve të korruptuar dhe që përbëjnë kërcënim për demokracinë.

Nga viti 2018 dhe deri në vitin 2023, janë shpallur të padëshiruar në kuadër të ligjit 7031 C plot 583 individë. Gjatë vitit 2024 numri ka qenë më i ulët se herët e tjera, por kanë vijuar sanksionimet, ku vetëm në Ditën e Luftës Kundër Korrupsionit, kur dhe u dekorua Altin Dumani, u shpallën të padëshiruar 14 individë, mes të cilëve dhe ish-zv/kryeministri maqedonas Artan Grubi.

Por interesant është fakti se individi i parë i shpallur në botë i padëshiruar është Adriatik Llalla. Në listën me individët e padëshiruar në SHBA, Llalla është ai që udhëheq. (Lista përmban të dhëna nga viti 2018 deri në shtator 2023, ndërkohë që vetë DASH te faqja zyrtare ka publikuar listat me emra e sanksionuar më pas).

Ish-kryeprokurori Llalla u shpall i padëshiruar në vitin 2018 bashkë me gruan dhe fëmijët për shkak se akuzohet se është përfshirë në korrupsion madhor. Llalla u dënua me dy vite burg nga gjykata e posaçme, por ai është arratisur.

SHBA mbi 600 persona “non grata” në 7 vite, Llalla dhe Doshi

Të dhënat e DASH

Emri i dytë që prin listën është kreu i PSD, Tom Doshi. Edhe ai u shpall “non grata” në vitin 2018 për korrupsion masiv. Doshi më pas u largua nga Parlamentit dhe drejton në hije partinë e tij.

Lista vijon me emra si Nikola Spiric, deputet në Bosnje dhe Hercegovinë; Jahja Jammeh, President i Gambisë; Roberto Jose Rivas Reyes, Kryetar i Parlamentit në Nikaragua; Blanca Aida Stalling Davila, ish-gjyqtare e lartë e Guatemalës; 16 zyrtarë të lartë sauditë të përfshirë drejtpërdrejt në vrasjen e Jamal Khashoggi; Kryeministri i Çeçenisë, Muslim Magomedovich Kchuchiev, etj.

Më pas kemi emra si Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit dhe Sali Berisha-ish-kryeministër.

SHBA mbi 600 persona “non grata” në 7 vite, Llalla dhe Doshi

Lista ku ndodhet Berisha

Pak ditë më parë presidenti Biden ndryshoi urdhrin ekzekutiv për Ballkanin dhe flitet se mund të ketë emra të tjerë non grata këto ditë, para se ai të largohet nga Zyra Ovale.

Por edhe me largimin e tij, pritet që të vijojë kjo skemë. Duhet theksuar se ishte Trump ai që e futi i pari shpalljen “non grata” sipas ligjit 7031 C, duke sanksionuar të parin Adriatik Llallën.

SHBA mbi 600 persona “non grata” në 7 vite, Llalla dhe DoshiSHBA mbi 600 persona “non grata” në 7 vite, Llalla dhe DoshiSHBA mbi 600 persona “non grata” në 7 vite, Llalla dhe Doshi

SHBA mbi 600 persona “non grata” në 7 vite, Llalla dhe Doshi
Artikulli paraprak“Përçmimi”, aty ku vdes dashuria
Artikulli tjetërLargimet nga vendi/ Statistikat: 28% duan të emigrojnë