SHBA, ndryshime në stafin e sigurisë

K.T. McFarland, Deputy National Security Advisor for President-elect Donald Trump, give a thumbs up to members of the media as she arrives at Trump Tower, in New York, Tuesday, Jan. 3, 2017. (AP Photo/Andrew Harnik)

Presidenti Donald Trump po vazhdon riorganizimin e stafit të tij për sigurinë kombëtare.
Ndihmësit e presidentit konfirmuan dje se zëvendëskëshilltarja e sigurisë kombëtare K.T. McFarland, e cila ka punuar për tri administrata republikane të mëparshme, pritet të bëhet ambasadorja e ardhshëm amerikane në Singapor.
65-vjeçarja McFarland u bashkua me stafin e Shtëpisë së Bardhë si ndihmëse e ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Gjeneralit Michael Flynn. Presidenti Trump e shkarkoi zotin Flynn pas 24 ditësh në detyrë, pasi doli se ai kishte gënjyer për kontaktet e tij me ambasadorin rus në Uashington.
Gjenerali H.R. McMaster, i cili zëvendësoi Michael Flynn, po riorganizon stafin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare që shërben si grup këshillues për presidentin e SHBA. Javën e kaluar, shefi i presidentit për strategjinë, Steve Bannon, të cilin presidenti e kishte përfshirë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare duke zgjuar kritika të forta në qarqet e politikës së jashtme në Uashington, u largua nga ky këshill.

Exit mobile version