SHBA në alarm, kapen bomba të tjera të dërguara me postë

Ndërsa autoritetet gjejnë më shumë paisje shpërthyese që u janë dërguar figurave demokrate me peshë, Presidenti amerikan Donald Trump po fajëson kryesisht median për atmosferën e acaruar politike në Amerikë. is largely blaming the media for the angry political atmosphere in America.
Të enjten në mëngjes, në një postim në Twitter, ai shkruante: “një pjesë shumë e madhe e zemërimit që shohim sot në shoqërinë tonë është shkaktuar nga raportimi qëllimisht i rremë dhe i pasaktë i mediave kryesore që unë i quaj Fake News (Lajmet e Rreme)”.
“Është bërë aq negative dhe me urrejtje, saqë është e papërshkrueshme. Media Kryesore duhet të ndreqë gabimet e veta, ME SHPEJTËSI!”, tha ai.
Komenti i zotit Trump erdhi ndërsa pasije të dyshuara eksplozive, drejtuar aktorit Robert De Niro dhe ish-nënpresidentit Joe Biden, u gjetën të enjten, duke e sjellë në 10 numrin e paketave të tilla që janë zbuluar në vendndodhje të ndryshme në Shtetet e Bashkuara që nga e hëna.
Policia e Nju Jorkut zbuloi të enjten herët në mëngjes një pako me përmbajtje të dyshimtë, në një lagje të vogël të Manhatanit. Zyrtarët e policisë tha se pakoja ishte dërguar në një kompani produksioni të aktorit Robert De Niro dhe ishte e ngjashme me ato që i janë dërguar demokratëve të tjerë me peshë, përfshirë ish-Presidentit Barack Obama dhe ish-sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut e largoi bombën e dyshuar dhe po e analizon atë.
FBI-ja konfirmoi gjithashtu se dy pako drejtuar ish-nënpresidentit Joe Biden, u gjetën në Delaware.
Paketa të tjera u ishin drejtuar ish-Prokurorit të Përgjithshëm të administratës së ish-presidentit Obama, Eric Holder, dy anëtarëve demokratë të Kongresit dhe ish-Drejtorit të CIA-s, John Brennan.

Ai iu përgjigj komentit të Presidentit Trump në Twitter të enjten duke shkruar në median sociale: “Mjaft fajësove të tjerët. Shih në pasqyrë. Retorika jote acaruese, fyerjet, gënjeshtrat dhe nxitja e dhunës, janë të turpshme”.
Një paisje eksplozive që policia tha se ishte aktive, mbërriti në një zarf që i drejtohej zotit Brennan në zyrën e CNN-it në Nju Jork, shkaktoi evakuimin e Qendrës Time Warner për orë të tëra të mërkurën.
Presidenti i CNN-it, Jeff Zucker nxorri një deklaratë ku thuhej se anëtarë të administratës së zotit Trump, kanë “një moskuptim të plotë” të seriozitetit të sulmeve të tyre të shpeshta ndaj medias.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders u përgjigj në Twitter, duke e akuzuar zotin Zucker si përçarës.
E pyetur nga gazetarët, nëse mund të kishte një lidhje mes fyerjeve të Presidentit Trump ndaj kundërshtarëve politikë dhe dërgimit të paisjeve shpërthyese, zonja Sanders u përgjigj:
“Sigurisht që Presidenti nuk është përgjegjës për dërgimin e paketave të dyshimta, ashtu siç nuk ishte përgjegjës Bernie Sanders kur një përkrahës i tij hapi zjarr në një fushë bejsbolli vitin e kaluar”, tha ajo.
Presidenti Donald Trump tha dje se zarfat me lëndë plasëse të dërguara në adresë të zyrtarëve aktualë dhe të mëparshëm të qeverisë amerikane nuk kanë vend në politikën amerikane dhe i quajti “sulm ndaj vetë demokracisë”.
Nënpresidenti Mike Pence i dënoi incidentet si akte prej frikacakësh.
Në Florida, zonja Clinton u shpreh se këto janë kohë të trazuara:
“Këto janë kohë të shoqëruara me përçarje të thella. Duhet të bëjmë të pamundurën që ta bashkojmë vendin”.
Kritikët e kanë akuzuar presidentin se e ka acaruar retorikën. Një senator republikan nuk mendon ashtu, megjithatë bën thirrje për qëndrim të moderuar:
“Mendojmë se njerëzit nga të dyja kahjet politike, duhet të përqafojmë qëndrime të moderuara,” tha Senatori Orrin Hatch.
Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve Christopher Wray tha se hetimi i kësaj çështjeje do të trajtohet me prioritetin më të lartë.
“Kemi angazhuar burimet më të mëdha të FBI-së dhe së bashku me partnerët tanë në grupet e përbashkëta Task-Force kundër terrorizmit, do të vazhdojmë të punojmë për të identifikuar dhe arrestuar këdo që është përgjegjës për dërgimin e këtyre pakove”, tha zoti Wray në një deklaratë.
Gazeta New York Times njofton se paisja e gjetur pranë shtëpisë së ish-Presidentit Bill Clinton dhe kandidates demokrate për presidente në vitin 2016, është e ngjashme me atë që ishte vendosur në një kuti postare para shtëpisë së filantropistit, George Soros të hënën.

Bombat e dërguara janë të ngjashme, thonë zyrtarët e rendit
Autoritetet amerikane të zbatimit të ligjit thonë se lloji i bombave që u janë dërguar disa demokratëve të profilit të lartë, përfshirë ish-Presidentin Barak Obama dhe ish-Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, janë pajisje të ndërtuara në mënyrë artizanale që duken të jenë të ngjashme.
Byroja Federale e Hetimeve tha se pajisjet ishin vendosur brenda zarfave të veshur me shtresë flluskash. FBI-ja tha se zarfat me gjashtë pulla të klasit të parë, i kishin adresat e shtypura në kompjuter.Sipas një njoftimi të gazetës Nju Jork Tajms që citon një ish- zyrtar të zbatimit të ligjit, pagesa e bërë ishte më shumë se e nevojshme për dërgesat me postë.
Zarfat gjithashtu kishin si adresë kthimi atë të ligjvënëses së Floridës Debbie Wasserman Schultz, ish-kryetare e Komitetit Kombëtar Demokratik. Zonja Schultz është akuzua nga rivalët e zonjës Clinton se e ndihmoi atë fshehurazi, gjë që e ndihmoi atë përfundimisht të fitonte emërimin presidencial të Partisë Demokrate në vitin 2016.
Zarfa me përmbajtje të dyshimta janë konfiskuar në Nju Jork, Uashington, Delauer, Florida dhe Kaliforni.
Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit që pa imazhet në skaner dhe foli në kushte anonimite për shkak të vazhdimit të hetimeve, pajisjet e gjetura të mërkurën ishin rreth 15 centimetra të gjata dhe kishin të bashkangjitur një bateri të vogël. Zyrtari tha gjithashtu se bombat janë ndërtuar me tuba plastikë, të mbuluara me shirit të zi, dhe të paketuara me copa xhami pluhur dhe të thyer.
Pajisjet e gjetura janë dërguar në laboratorin e FBI-së në Kuantiko të Virxhinias, gati 18 kilometra në jug të Uashingtonit.
Autoritetet thanë të mërkurën se teknikët e bombave do të përpiqen të përcaktojnë se ku janë blerë pjesët dhe ku janë ndërtuar ato. Teknikët gjithashtu do të përpiqen të zbulojnë shenjat e gishtave ose gjurmët e ADN-së nga pjesët dhe zarfat me pajisjet e dyshimta.

Exit mobile version