SHBA: Nuk i kemi ndërprerë komunikimet me Rusinë

US Secretary of State John Kerry speaks on Syria at the State Department in Washington, DC, on August 26, 2013. The United States said Tuesday that chemical weapons had been used against Syrian civilians and warned President Barack Obama would demand accountability for this "moral obscenity." Employing his strongest language yet, Kerry said Washington was still examining evidence, but left no doubt that Bashar al-Assad's regime would be blamed. AFP Photo/Jewel Samad (Photo credit should read JEWEL SAMAD/AFP/Getty Images)

Shtetet e Bashkuara kanë përgënjeshtruar pretendimet e ngritura nga një zëdhënës rus se komunikimi mes dy vendeve është ngrirë. Uashingtoni thotë se dy palët mbeten të angazhuara me njëra-tjetrën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha të mërkurën për televizionin “Mir” se “thuajse të gjitha nivelet e dialogut” me Shtetet e Bashkuara janë ndërprerë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby tha se sekretari i Shtetit, John Kerry dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov kishin folur me telefon të martën lidhur me luftën në Siri.
“Është vështirë të thuhet se çfarë nënkupton ky koment”, tha zoti Kirby. “Por angazhimi diplomatik me Rusinë vazhdon në një numër çështjesh. Është i mirënjohur fakti që kemi mospajtime të dukshme me Moskën për disa tema, por dialogu nuk është ndërprerë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov u shpreh se shpreson që presidenti i zgjedhur Donald Trump do të ketë një “qëndrim të freskët, më konstruktiv”, por gjithashtu shtoi se askush nuk duhet të ushqejë optimizëm të tepruar.

Exit mobile version