SHBA, Robert O’Brien emërohet këshilltar i ri i Sigurisë Kombëtare

US President Donald Trump(L)speaks next to new national security advisor Robert O'Brien on September 18, 2019 at Los Angeles International Airport in Los Angeles, California. - Last week, Trump abruptly fired John Bolton, a vigorous proponent of using US military force abroad and one of the main hawks in the administration on Iran. O'Brien has until now served as Trump's envoy for situations involving US hostages abroad. He comes into the new job with backing from Secretary of State Mike Pompeo and senior Republicans in Congress. (Photo by Nicholas Kamm / AFP) (Photo credit should read NICHOLAS KAMM/AFP/Getty Images)

Presidenti Donald Trump ka emëruar zotin Robert C. O’Brien si Këshilltarin e tij të ri të Sigurisë Kombëtare. Zoti O’Brien zëvendëson zotin John Bolton, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar.

Presidenti Trump e shpalli emërimin të mërkurën nga llogaria e tij në Twitter, duke përmendur se O’Brien po shërbente si i dërguar i posaçëm presidencial për çështjet e pengjeve në Departamentin e Shtetit. Presidenti shtoi se ka punuar gjatë dhe shumë me zotin O’Brien. “Ai do të bëjë një punë të shkëlqyer!” shkruante Presidenti.

Robert O’Brien ka qenë përzgjedhur nga ish-Presidenti George W. Bush si përfaqësues i SHBA në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku ai punoi me paraardhësin e tij, Bolton.
Ai ka qenë gjithashtu këshilltar për fushatat presidenciale republikane të ish-guvernatorit Scott Walker nga shteti Wisconsin, ish-guvernatorit Mitt Romney nga shteti Massachusetts dhe senatori Ted Cruz nga Teksasi.

Më parë në karrierën e tij, O’Brien ka qenë zyrtar i lartë juridik për komisionin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që vendosi pretendimet financiare kundër Irakut si rrjedhojë e Luftës së Gjirit. Ai ka qenë më parë major rezervist në ushtrinë amerikane.

O’Brien ka një diplomë juridike nga Universiteti i Kalifornisë-Berkeley, dhe është bashkë-themelues i një firme juridike në Los Angeles që merret me çështje gjyqësore dhe të arbitrazhit ndërkombëtar.

O’Brien është autor i librit “Ndërsa Amerika flinte”, një përmbledhje shkrimesh mbi sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA. Shkrimet shihen si një thirrje zgjimi për popullin amerikan.

Libri paralajmëronte se bota është bërë më e rrezikshme “nën politikën e jashtme pasive të Presidentit Obama”.

Harry J. Kazianis, Drejtor në Qendrën për Interes Kombëtar, i cili ka punuar me zotin O’Brien për gati një dekadë, thotë për VOA se O’Brien njihet në bashkësinë e sigurisë kombëtare si dikush që kuptoi ngritjen e Kinës – veçanërisht synimet e saj detare – si një sfidë kryesore për SHBA në Azi.

“Ai ishte shumë vite përpara të tjerëve kur e kuptoi se aspiratat e Pekinit përbënin një kërcënim të madh për interesat e SHBA dhe u kritikua shumë për këtë. Por, veprimet agresive të Kinës vitet e fundit, vërtetuan se O’Brien ishte i saktë,” thotë analisti.

Ndërkaq, Larry Pfeiffer, ish-shef i stafit të CIA-s thotë se nuk e njeh personalisht zotin O’Brien, por shton se “ai nuk ka thellësinë e përvojës në çështjet e sigurisë kombëtare, krahasuar me secilin prej pararendësit e tij të fundit.”

Presidenti Trump e kërkoi dorëheqjen e zotit John Bolton javën e kaluar, duke thënë se ai kishte qenë një “katastrofë” në politikën për Korenë e Veriut, se ishte treguar “i ngathët” me Venezuelën dhe se nuk shkonte mirë me disa zyrtarë të rëndësishëm të administratës.

Exit mobile version