SHBA rrit presionin ndaj Rusisë për armëpushimin 30-ditor në Ukrainë! Shtëpia e Bardhë e konfirmon: I dërguari special i Trump do të shkojë në Moskë!

Shtëpia e Bardhë konfirmon se i dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff, do të shkojë në Moskë për të diskutuar me Kremlinin për propozimin e SHBA-ve për armëpushim 30-ditor në Ukrainë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Trump, Mike Waltz, ka zhvilluar një telefonatë sot me homologun e tij rus për të diskutuar propozimin e armëpushimit të rënë dakord nga Ukraina dhe SHBA, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.

BBC raporton se i dërguari special i Trump, Steve Witkoff do udhëtojë drejt Moskës gjatë kësaj jave, sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.

“Ne i nxisim rusët të nënshkruajnë këtë plan,” u tha Leavitt gazetarëve, duke shtuar se presidenti”.

Gjatë një prononcimi për gazetarët, presidenti Donald Trump tha se përfaqësues të SHBA-ve do të shkojnë në Rusi për të diskutuar propozimin e SHBA për armëpushim një mujor në Ukrainë.

“Shpresojmë se ne mund të marrim një armëpushim nga Rusia… kjo do të ishte 80% e rrugës për të përfunduar këtë dush gjaku të tmerrshëm,” tha Trump gjatë një takimi në Zyrën Ovale me shefin irlandez.

Ukraina ra dakord për një armëpushim 30-ditor të martën pas bisedimeve me SHBA-në – takimi i parë zyrtar midis dy vendeve që nga përplasja publike midis Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Exit mobile version