Shtetet e Bashkuara thonë se do të vendosin sanksione të reja ekonomike ndaj Koresë e Veriut për përdorimin e një agjenti kimik nervor vdekjeprurës në vrasjen vitin e kaluar të gjysëm vëllait të udhëheqësit Kim Jong Un. Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi dje se, ka përcaktuar që Pheniani e përdori agjentin e ndaluar kimik për të vrarë Kim Jong Namin më 13 shkurt të 2017-s, ndërsa ai ndodhej në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuala Lumpurit. Kamerat e sigurisë së aeroportit tregojnë dy gra tek i spërkasin një lëng në fytyrë Kim Jong Namit, i cili vdiq pak minuta më vonë. “Kjo shfaqje publike e përbuzjes për normat universale kundër përdorimit të armëve kimike tregon natyrën moskokëçarëse të Koresë së Veriut dhe nënvizon se ne nuk mund të lejojmë të tolerojmë një program të armëve të shkatërrimit në masë të Koresë së Veriut, të çfarëdo lloji”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert nëpërmjet një deklarate të shkruar. Por në deklaratë nuk shpjegohej se si departamenti kishte arritur në këtë përfundim. Shtetet e Bashkuara do të imponojnë një sërë sanksionesh ekonomike kundër Phenianit lidhur me vdekjen e vëllait të Kim Jong Unit, por ata do të kenë pak mundësi ose aspak, sepse Pheniani ndodhet aktualisht nën sanksione mjaft të ashpra mbi programet e tij bërthamore e balistike.
Kryesore
Continue to the categoryPërse progres-raporti i BE nuk flet për arrestime politike në Shqipëri?
Nga Ervis Iljazaj
Në mediat shqiptare sot është publikuar progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2024. Ky progres raport hedh poshtë të gjitha...