SHBA, Senati amerikan publikon marrëveshjen bipartizane për Ukrainën

Senati amerikan ka nxjerrë një marrëveshje bipartizane për ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin dhe fondet për krizën e emigrantëve në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshja prej 118 miliardë dollarësh përfshin rregulla më të rrepta për kërkesat për azil, kusht që republikanët kishin vendosur për t’i dhënë dritën jeshile ndihmave të tjera.

Joe Biden ka dhënë mbështetje të fortë për marrëveshjen dypartiake.

”Është frut i më shumë se dy muaj negociatash dhe punës së administratës, natë e ditë, pushime dhe fundjavë”, tha presidenti, duke nënvizuar se ligji do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kufijtë më të sigurta”.

Artikulli paraprakRumani-Bullgari në Shengen, mesazh konsolidimi dhe stabiliteti
Artikulli tjetërKryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Gora, në SPAK